Të paktën 14 vetë humbën jetën dhe më shumë se 50 persona u plagosën si pasojë e rrëzimit të një tende të madhe, që ishte ngritur për festimet e një feste fetare në Indi. Tenda u rrëzua si pasojë e shirave dhe erërave të forta, ndërsa në momentin e ngjarjes mbi 300 besimtarë ishin mbledhur për të kryer ritet fetare.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Rajastan, ndërsa një pjesë e personave humbën jetës si pasojë e korrentit nga shkëputja e kavove elektrike.
‘Pamë pjesë të ndryshme të tendës të binin mbi njerëzit, duke i lënë ato të plagosur” thanë disa nga dëshmitarët, ndërsa policia akuzoi organizatorët e festës së duhet të kishin shkëputur energjinë elektrike në momentin që kishte shira të rrëmbyeshëm, një praktikë kjo që ndiqet shpesh në Indi
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave duke konsideruar ngjarjen tragjike ‘ një fatkeqësi të madhe për vendin”.