Rrufeja godet peshkatarin, gjendet i vdekur në Lagunën e Karavastasë

Moti i keq sjell viktimën e parë në vendin tonë. Të dielën një shtetas 46-vjeçar, me inicialet A.Sh, është gjendur i vdekur në Lagunën e Karavastasë.

Mësohet se 46-vjeçari ka gjetur vdekjen pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja.

Ngjarja fatale ndodhi mëngjesin e të dielës. Ky shtetas ka qenë duke peshkuar me varkë në Lagunën e Karavastasë në çastin që është goditur nga rrufeja.

Shkarkesa e madhe elektrike dyshohet se i ka marrë jetën peshkatarit. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plot të ngjarjes.

Rrufeja godet Akropolin, 4 të plagosur

Greqia është duke përjetuar stuhi të dhunshme ditët e fundit dhe kjo nuk ka kursyer edhe vendin historik Akropolin në Athinë.

Një rrufe goditi zonën turisitke duke lënë 4 të plagosur, dy prej tyre turistë dhe dy punonjës të turizmit, fatmirësisht me plagë të lehta.

Rrufeja goditi kabinën e biletave, por nuk shkaktoi asnjë dëmtim në qendrën historike të Athinës.

Skip to toolbar