E ardhmja e Elseid Hysaj është në dilemë. Prej një viti flitet për rinovimin e kontratës së tij me Napolin, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Takimi i fundit mes presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentisit dhe agjentit të Hysajt, Mario Giuffredi, ishte më 28 mars, ku u diskutua rreth rinovimit të kontratës së lojtarit dhe heqjes së klauzolës prej 50 milionë euro, që e bën më të lehtë transferimin e mbrojtësit në klube të tjera.
Është “Tuttomercatoweb”, që i ka kushtuar një artikull të ardhmes së futbollistit të Kombëtares shqiptare, ku thekson se: “Hysaj nuk është i paprekshëm: rinovimi dhe transferimi në horizon”, ndërsa më tej në artikullin e medias italiane shkruhet:
“Hysaj, mbërriti në Napoli gjatë sezonit 2015-2016, së bashku me trajnerin Maurizio Sarri. Ai pati rol tirullari në tre vite te Napoli, gjatë kohës që ekipi u drejtua nga trajneri aktual i Chelsea në Angli. Ardhja e Carlo Ancelottit tronditi pozitat e mbrojtësit shqiptar, që u pa se nuk ishte më i domosdoshëm në zgjedhjet taktike të “bluve”, pasi rritja e Kevin Malcuit bëri që lojtari të mos i trembej konkrrencës në repartin e tij”, shkruhet ndër të tjera në analizën e portalit italian.
Nisur nga këto argumenta, “Tuttomercatoweb”, shkon më tej në analizën e saj, duke theksuar faktin se Hysaj mund të largohet në verë.
“Kështu, e ardhmja e futbollistit të Kombëtares shqiptare duket se mbetet në mjegull të dendur. Nëse Sarri qëndron në stolin e Chelsea, tratarivat e “bluve” të Londrës për të marrë Hysajn nuk përjashtohen, në verë, ashtu siç ka dhe ekipe të tjera që kanë trguar interesim. Çmimi i kartonit të Hysajt duhet të rishikohet, përkundër qendrueshmërisë në fazën mbrojtëse, të treguar sezonin e fundit, pak klube do të ishin të gatshme të shpenzonin 50 milionë euro për të. Në Napoli, pritet një verë e nxehtë në këtë drejtim”, përfundon analiza e “Tuttomercatoweb”.