Europa League, Chelsea në finale pas gjuajtjeve të penalltive (video)

SPORT


Gjithçka europiane i shkon Anglisë këtë sezon, pasi Chelsea ishte ekipi i fundit që preu biletën për në finalen e madhe të Europa League, që do e luajë kundër Arsenalit.

Skuadra e Mauricio Sarrit ka fituar me penallti ndaj Eintracht Frankfurtit, pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt dhe shtesë. Nga gjuajtja e penalltive anglezët u treguan më të saktë para portës duje triumfuar me rezultatin 4-3.


Kjo do është hera e parë e historisë së futbollit ku katër skuadra angleze janë njëkohësisht në finalen e Champions-it dhe Europa League. Në lidhje me ndeshjen, Chelsea kaloi në avantazh në minutën e 28′ të takimit me Loftus Cheek.

Miqtë nuk u dorëzuan por insistuan dhe arritën të shënonin golin e barazimit pas pushimit me Joviç. Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund të kohës së rregullt, teksa gjithçka shkon në shtesë. As për 30 minuta nuk ndryshon asgjë në rezultat.

Skuadrat bëhen gati për gjuajtjen e penalltive me Hazard që gjuajti penalltinë vendimtare në fund, pasi miqtë kishin gabuar. Kështu Chelsea shkon në finale kundër Arsenalit.




Skip to toolbar