Sarri i jep besim, Juve rinovon kontratën me Bentacur deri në vitin 2024

SERIE A


Juventus ka njoftuar këtë të shtunë se ka rinovuar zyrtarisht me Rodrigo Bentacur, mesfushori, i cili mbërriti nga Boa Junior në vitin 2017, ka nënshkruar për ‘bardhezinjtë’ deri në vitin 2024.

Duke pritur sezonin e ri, Juventus blindon një lojtar, që mesaduket Maurizio Sarri duket se beson se do të jetë i rëndësishëm në planet e tij.


Mesfushori uruguaian, siç ishte parashikuar ditë më parë, rinovoi kontratën e tij me Juventus deri më 30 qershor 2024, nga e cila do të përfitojë një pagë neto prej 2.5 milionë eurosh në sezon plus bonuse.

I lindur në vitin 1997, Bentacur arriti te Juventus dy vjet më parë nga Boca Juniors, ku pas një periudhe normale të aktivizimit të tij, Bentacur gjeti shumë pak hapësirë nën drejtimin e Max Allegrit.

Tani, teksa Bentacur është i angazhuar në Copa America me Uruguain, vjen rinovimi, çka tregon se skuadra e Juventus ka besim te potenciali i lojtarit.




Skip to toolbar