Konflikt pronësie mes dy vëllezërve në Sauk, një në pranga tjetri në spital

Policia e Tiranës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti në Sauk. Sipas një njoftimi zyrtar të Bluve të kryeqytetit, është parandaluar konflikti mes dy vëllezërve në Sauk, të cilët kishin nisur një sherr për një pronë.

Mësohet se gjatë paradites të së enjtes, në Sauk, dy vëllezër, emri i një prej vëllezërve jepet me inicialet A.B., 43 vjeç dhe i vëllai i tij, emri i të cilit nuk bëhet me dije, vetëm mosha 46 vjeç, janë konfliktuar gjatë të enjtes me njëri-tjetrin.

Si pasojë e konfliktit, vëllai më i vogël, shtetasi me inicialet A.B., ka goditur vëllain e madh, 46 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar duke marrë disa plagë dhe është dërguar në spital për të marrë mjekim.

Ndërkohë, menjëherë pasi uniformat Blu janë lajmëruar për ngjarjen, kanë shkuar në Sauk ku kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit me inicialet A.B., 43 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”. Ndërkohë, policia nuk ka dhënë detaje të tjera mbi ngjarjen dhe shëndetin e personit të plagosur.

Plagosja në Sauk, vetëdorëzohet në polici autori, student në Akademinë e Sigurisë

Është dorëzuar në polici autori i plagosjes së mëngjesit të së martës në afërsi të një parkingu në Sauk.

Policia njofton se ka pasur një përplasje me armë zjarri mes disa personave, për motive ende të paqarta.

Sipas policisë shtetasi me iniciale N.N (Ndue Ndoj), 25-vjeç, student në Akademinë e Sigurisë ka plagosur Ervis Muratin, 27 vjeç.

Mësohet se Murati bashkë me dy persona të tjerë janë përpjekur ta rrëmbejnë studentin e Akademisë. Ai është konfrontuar fizikisht me të tre personat dhe ka plagosur 27-vjeçarin Ervis Murati 27-vjeç.

Report Tv raporton se Murati është qëlluar në pjesën e barkut dhe është dërguar në spitalin e Traumës. Policia ka shpallur në kërkim dy agresorët e tjerë të cilët janë larguar nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë:

“Në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk,  gjatë një konflikti të çastit për motive  ende të paqarta, shtetasi N.N dyshohet se ka plagosur me armë zjarri jashtë  rrezikut për jetën  shtetasin E.M.,27 vjeç, banues në Tiranë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e rrethanave tê ngjarjes. Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit i cili është shpallur menjëherë  në kërkim policor”-njofton policia.

Sherr me thika në Sauk, plagoset 27-vjeçari

Pas një sherri me thika, në Sauk ka mbetur i plagosur mëngjesin e së martës një i ri 27-vjeçar. Sipas policisë, 27-vjeçari me iniciale E.M., ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sherri ka ndodhur në parkingun e një hoteli në Sauk. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe është ngritur grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të incidentit.

Ndërkohë mësohet se policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit N.N., i cili është shpallur në kërkim.

Skip to toolbar