Konflikt pronësie mes dy vëllezërve në Sauk, një në pranga tjetri në spital

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti në Sauk. Sipas një njoftimi zyrtar të Bluve të kryeqytetit, është parandaluar konflikti mes dy vëllezërve në Sauk, të cilët kishin nisur një sherr për një pronë.

Mësohet se gjatë paradites të së enjtes, në Sauk, dy vëllezër, emri i një prej vëllezërve jepet me inicialet A.B., 43 vjeç dhe i vëllai i tij, emri i të cilit nuk bëhet me dije, vetëm mosha 46 vjeç, janë konfliktuar gjatë të enjtes me njëri-tjetrin.


Si pasojë e konfliktit, vëllai më i vogël, shtetasi me inicialet A.B., ka goditur vëllain e madh, 46 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar duke marrë disa plagë dhe është dërguar në spital për të marrë mjekim.

Ndërkohë, menjëherë pasi uniformat Blu janë lajmëruar për ngjarjen, kanë shkuar në Sauk ku kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit me inicialet A.B., 43 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”. Ndërkohë, policia nuk ka dhënë detaje të tjera mbi ngjarjen dhe shëndetin e personit të plagosur.




Skip to toolbar