Plagosja në Sauk, vetëdorëzohet në polici autori, student në Akademinë e Sigurisë

Më të fundit


Është dorëzuar në polici autori i plagosjes së mëngjesit të së martës në afërsi të një parkingu në Sauk.

Policia njofton se ka pasur një përplasje me armë zjarri mes disa personave, për motive ende të paqarta.


Sipas policisë shtetasi me iniciale N.N (Ndue Ndoj), 25-vjeç, student në Akademinë e Sigurisë ka plagosur Ervis Muratin, 27 vjeç.

Mësohet se Murati bashkë me dy persona të tjerë janë përpjekur ta rrëmbejnë studentin e Akademisë. Ai është konfrontuar fizikisht me të tre personat dhe ka plagosur 27-vjeçarin Ervis Murati 27-vjeç.

Report Tv raporton se Murati është qëlluar në pjesën e barkut dhe është dërguar në spitalin e Traumës. Policia ka shpallur në kërkim dy agresorët e tjerë të cilët janë larguar nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë:

“Në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk,  gjatë një konflikti të çastit për motive  ende të paqarta, shtetasi N.N dyshohet se ka plagosur me armë zjarri jashtë  rrezikut për jetën  shtetasin E.M.,27 vjeç, banues në Tiranë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e rrethanave tê ngjarjes. Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit i cili është shpallur menjëherë  në kërkim policor”-njofton policia.




Skip to toolbar