Përmes një njoftimi për mediat prokuroria bën
të ditur se ka kërkuar sekuestrimin e pasurisë së Admir Muratajt i cili mbeti i
vrarë gjatë grabitjes së parave në aeroportin e Rinasit.
Prokuroria njofton se bëhet fjalë për sekuestrim
jo vetëm të parave por edhe të pronave të paluajtshme, vilave dhe dhjetra
makinave.
Admir Murataj akuzohet edhe për 3 grabitje të
tjera parash ndaj dhe pasuria e tij është marramendëse.
Sipas Prokurorisë kjo pasuri nuk ka pasur
burim të ligjshëm. Po ashtu janë sekuestruar dhe 300 mijë euro si prova
materiale.
Pasuritë që kërkohet t’iu vihet sekuestro:
Garazh 23 m2, blerë 4.000 USD;
Apartament 100.5 m2, blerë 41.740 dollarë;
Truall në emër Shpëtim Murataj (Aleksandër
Murataj), 473.50 m2 fituar me kontratë 2.998.500 lekë nëYzberisht, Tiranë;
Apartament 71 m2 në emër të Albana Alidhima,
në Sarandë, blerë 3.698.316 lekë;
Pemtore 608 m2 në Mjull, Bathore, Tiranë,
Albana Alidhima, blerë 1.200.000.
Apartament banimi në Sarandë, zona turizëm,
Kanali i Çukës, porositur për 90.000
EURO;
Vila dy katëshe e pabanuar në Prezë, Vorë në
pronësi të shtetasit Admir Murataj (Nikaj), por herë pas here shkon ta pastrojë
bashkëshortja e Admir Muratajt.
BMË X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj;
Fuoristradë Mercedes Benz;
FuoristradëBMË X3 sekuestruar të pandehurit
Aleksander Murataj;
DODGE sekuestruar shtetasit Can Murataj;
DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can
Murataj;
Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;
Volksëagen Tiguan;
Automjeti Land Rover Defender sekuestruar Can
Murataj;
Motocikletë BMË sekuestruar në banesën e Admir
Murataj.
Më poshtë është dhe dosja e plotë e
prokurorisë siguruar nga Fax Neës:
Prokuroria për Krime të Rënda, përfaqësuar nga
Prokurorët Ened Nakuçi dhe Manjola Kajana kërkuan sekuestrimin e pasurive të
shtetasve Admir Muratajlindur në Çerem, Tropojë dhe banues në Prezë Tiranë dhe
Aleksandër Murataj, lindur në Çerem, Tropojë dhe banues në Rrugën “Myslym Keta”
dhe personave të tretë Albana Alidhima lindur në Sarandë dhe banuese në Tiranë,
Ilir (Can) Murataj, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.
Kërkesa mbështetet në ligjin nr. 10192 datë
03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit,
Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër
Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017. Procedimi Pasuror Nr. 2 datë
04.03.2019, ka filluar mbi bazën e verifikimeve të kryera e Prokurorisë pranë
Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda lidhur me të pandehurit Admir
Murataj, Aleksandër Murataj dhe familjarëve të tyre.
Prokuroria për Krime të Rënda mbi bazën e
vendimit nr.43 datë 24.04.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të
Rënda, ka dërguar për gjykimin procedimin penal kundër të pandehurve:
Admir Nikaj (Murataj), i padënuar në Shqipëri,
por në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurimi arrest në burg në mungesë.
I akuzuar për veprat penale “Vjedhja e
bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake”
në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të
struktuaruar kriminal”,(dt 03.12.2015; 13.02.2015 dhe 09.02.2017) të
parashikuar nga nenet 136/2, 278/1,28/4, 333/a/1, 2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Dash Kupa, lindur dhe banues në Krujë, i
dënuar më parë, me masë sigurimi arrest
në burg.
Ernest Kupa, lindur në Krujë, banues nëTiranë, i dënuar më parë, me masë sigurimi arrest në
burg.
Neim Avdulaj, lindur në Vlorë, banues nëTiranë, i padënuar më parë, me masë sigurimi arrest
në burg.
Ditjon Memlika, lindur në Tepelenë dhe banues
Tiranë, i padënuar më parë, me masë sigurimi arrest në burg.
Admir Çerpja,
lindur në Lashkizë, Zallë-Dardhë,Dibër, banues në Kamëz, i padënuar.
Të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e
bankave”, më shumë se njëherë (për episodet e datave 03.12.2015, 09.02.2017)
“Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e Grupit të
strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar
nga nënët 136/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Fatjon Xhyliu në Ngurrëz e Madhe Lushnjë, me
masë sigurimi arrest në burg.
I akuzuar për veprat penale “Vjedhja e
bankave”, në një episod ( atë të datës 03.12.2015) “Prodhim i mbajtjes pa leje
të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup
të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nënët 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2
dhe 334/1 të Kodit Penal
Dritan Sinani, lindur dhe banues në Tiranë, i
dënuar.
Aleksandër Murataj lindur në Çerem Tropojë dhe
banues në Tiranë, i padënuar, me masë sigurimi arrest në burg.
Të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e
bankave”, në një episod atë të datës 09.02.2017 “Prodhim i mbajtjes pa leje të
armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të
struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nenet 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2
dhe 334/1 të Kodit Penal.
Faktet kriminale objekt akuze janë:
1-Grabitja në tunelin e bankës, më 13 shkurt
2015 gjatë transferimit nga dy banka në Vjenë, Austringa Rinasi të900 000
Franga Zvicerane, 800 000 Paund Britanikë dhe 16.100 Euro, e paketuar në katër
qese me peshë totale 49.80 kilogram.
2-Grabitja në Qafë Kashar më 3 dhjetor 2015
gjatë ransferimit nga dy banka, në Vjenë, Austri nga Rinasi të 1 800 000 Paund
Britanikë, 800 000 Dollarë Amerikanë, 200 000 Dollarë Kanadezë dhe 200 000
Dollarë Australianë.
3-Grabitja pranë një universiteti privat, më 9
shkurt 2017 gjatë transferimit nga një bankë e nivelit të dytë për në Rinas, të
2 400 000 Euro, 200 000 Dollarë Amerikanë, 260 000 Paund Britanikë, 85 000
Franga Zvicerane, 30 000 Dollarë Australianë dhe 30 000 Dollarë Kanadezë, e
paketuar në tetë thasë.
Në 13 mars 2018, me arsyetimin se hetimet, në
ngarkim të të pandehurve Admir Murataj, Dash Kupa, Ernest Kupa, Neim Avdylaj,
Fadon Xhyliu, Ditjon Memlika, Admir Qerpja, Dritan Sinani dhe Aleksandër
Murataj, ishin të plota dhe se çështja duhej të dërgohej në gjykim, ndërsa
duhej të hetohej për bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm, bazuar në nenin 93
pika 1 gërma “ç” e Kodit të Procedurës Penale, u vendos ndarja e procedimit
penal në dy procedime më vete:
-Një në ngarkim të të pandehurve (për të cilët
është kërkuar dërgimi në gjyq i çështjes penale në ngarkim të tyre);
-Tjetri në ngarkim të personave të tjerë të
paidentifikuar, pjesë e grupit të strukturuar kriminal, për hetime të mëtejshme
dhe kërkesa për dërgimin në gjyq u pranua nga Gjykata e seancës paraprake me
vendim 43 më24 prill 2018 të Gjykatës për Krime të Rënda.
Në bazë të neneve 3 dhe 24 sipas ligjit
Nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar
dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, rezulton se
shtetasit Admir Murataj, Aleksandër Murataj si dhe familjarët e tyre janë
subjekte për kryerjen e verifikimeve pasurore.
Gjatë hetimit penal janë kryer verifikime për
subjektet Admir Murataj dhe Aleksandër (Shpëtim) Murataj si dhe për 14
familjarë të tyre.
Prokuroria ka vendosur konfiskimin e 300 mijë
eurove si prova materiale.
Përveç sa më sipër, shtetasve Admir Murataj,
Can Murataj, Aleksandër Murataj u janë sekuestruar në kuadër të procedimit
penal pasuritë e mëposhtme:
BMË X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj;
Fouristradë Mercedes Benz;
FuoristradëBMË
X3 sekuestruar të pandehurit Aleksandër Murataj;
DODGE, sekuestruar shtetasit Can Murataj;
DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can
Murataj;
Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;
Volksëagen Tiguan;
Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj;
Motoçikletë BMË sekuestruar në banesën e Admir
Muratajt;
Rezulton se për Admir Murataj, Aleksandër
Murataj, dhe familjarët e tij janë subjekte të hetimit pasuror pasi janë
identifikuar pasuri që nuk justifikohen nga burimet të ligjshme.
Konform ligjit nr.10192, datë 03.12.2009,
ndryshuar me ligjin 70/2017 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të
organizuar dhe Trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave
parandaluese kundër pasurisë”, plotësojnë kriteret e zbatiumit të nenit 3 pika 1, “a”, pasi shtetasit
Aleksandër Murataj, dhe Admir Nikaj (Murataj), jane dërguar për gjykim nga për kryerjen e veprave penale të “Vjedhja e
bankave” më shumë se njëherë, në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe
pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nënet 136/2,
28/4, 333/a/1, 2 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe ndaj tyre dhe familjarëve të tyrë
janë identifikuar pasuri të cilat zotërohen plotësisht ose pjesërisht, në
mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë, është e nevoshme aplikimi i masave
parandaluese ndaj pasurisë.
Në interpretim dhe zbatim të nenit 11 të
ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të
organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër
pasurisë”, i ndryshuar me ligjin nr. 24/2014” konstatohet se plotësohen
njëkohësisht dy kriteret e përgjithshme që kanë të bëjnë me:
Ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm, të bazuar
në indicie që tregojnë se personat mund të jenë përfshirë në veprimtari
kriminale;
Zotërimi ipasurive apo të ardhurave, që nuk i
përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të
ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre; si dhe të paktën
njërit prej kritereve të veçanta, të parashikuara në pikat “a” dhe “b” të këtij
neni.
Në rastin konkret plotësohet pika a e këtij
neni, pra ekziston një rrezik real për humbje, marrje apo tjetërsim të fondeve,
pasurive apo të drejtave të tjera, mbi të cilat parashikohet vënia në zbatim e
masës së konfiskimit, sipas dispozitave të këtij ligji, pasi nëse subjekti i
dyshuar “pronar” Aleksandër (Shpëtim) Murataj, Admir Murataj (Nikaj), apo
personi i lidhur Can Murataj mund të kryejnë veprime juridike për tjetërsimin e
pasurisë së identifikuar në emër të tyre.
Për shtetasin Aleksandër Murataj ka pasuri të
regjistruar në ZVRPP Tiranë:
Garazh 23 m2, blerë 4.000 USD;
Apartament 100.5 m2, blerë 41.740 dollarë;
Truall në emër Shpëtim Murataj (Aleksandër
Murataj), 473.50 m2 fituar me kontratë 2.998.500 lekë nëYzberisht, Tiranë;
Apartament 71 m2 në emër të Albana Alidhima,
në Sarandë, blerë 3.698.316 lekë;
Pemtore 608 m2 në Mjull, Bathore, Tiranë,
Albana Alidhima, blerë 1.200.000.
Apartament banimi në Sarandë, zona turizëm,
Kanali i Çukës, porositur për 90.000
EURO;
Vila dy katëshe e pabanuar në Prezë, Vorë në
pronësi të shtetasit Admir Murataj (Nikaj), por herë pas here shkon ta pastrojë
bashkëshortja e Admir Muratajt.
BMË X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj;
Fuoristradë Mercedes Benz;
FuoristradëBMË X3 sekuestruar të pandehurit
Aleksander Murataj;
DODGE sekuestruar shtetasit Can Murataj;
DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can
Murataj;
Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;
Volksëagen Tiguan;
Automjeti Land Rover Defender sekuestruar Can
Murataj;
Motocikletë BMË sekuestruar në banesën e Admir
Murataj.
Ndaj pasuritë e identifikuara të shtetasve
Admir Murataj, Aleksandër Murataj dhe familjarëve të tyre duhet t’i nënshtrohen
sekuestros, bazuar në nenet 3 deri ne 7, 11, 12, 14 dhe 15 e vijues të ligjit
nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar
dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”.