Arrestohet bosi shqiptar i drogës në Serbi

Një shtetas kosovar është arrestuar nga policia e Serbisë, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Në pranga është vënë shtetasi Vlasuf Haziri, 58 vjeç, nga Kosova, i cili njihej edhe si bosi i drogës në komunitetin e Tërnocit të Madh.

58-vjeçari po udhëtonte me makinën e tij tip “Golf 5”, në momentin që u arrestua. Brenda në automjet iu gjetën 5 kg lëndë narkotike të llojit heroinë e ndarë në 15 pako.

Arrestimi i tij ka ndodhur në Bujanovc, ndërsa mendohet se droga do të çohej në Kosovë.

Thaçi: Jo axhenda të fshehta për marrëveshje me Serbinë

Përmes një statusi në Facebook, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor më 29 prill në Berlin. Pritësit e takimit do të jenë kancelaria gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Thaçi tha se takimi do të jetë një interesim i Gjermanisë dhe Francës për Kosovën dhe rajonin por nuk do të ketë asnjë plan të fshehtë që çon në ndonjë marrëveshje me Serbinë.

“Si president jam në konsultim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë për zhvillimet në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Takimi i Berlinit do të jetë vazhdimësi e interesimit të Gjermanisë dhe Francës për Kosovën dhe rajonin tonë. Ne e mirëpresim dhe e përshëndesim këtë iniciativë. Bazuar në konsultat që kam zhvilluar, nuk do të ketë asnjë plan që do të propozohet për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Për më tepër, nuk ka asnjë axhendë të fshehtë prapa këtij takimi.”

Thaçi ka folur edhe për liberalizmin e vizave të Kosovës duke kërkuar që ky proces të ndodh sa më shpejt dhe Gjermania e Franca të mbajnë një qëndrim të përbashkët.

“Për Kosovën do të ishte tepër dëshpëruese në rast se edhe në këtë takim, Franca dhe Gjermania, dështojnë të harmonizojnë qëndrimet e tyre për vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. Kosova mbetet vendi i vetëm i izoluar në Evropë.” – shkruan Thaçi

Si president jam në konsultim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë për zhvillimet në Kosovë dhe në Ballkanin…

Publiée par Hashim Thaçi sur Mercredi 17 avril 2019

Serbët e Kosovës në pritje të “PO” së Beogradit

Pas vendimit të presidentit Thaçi për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, duket se kryetarët serbë kanë nisur me përpilimin e listës së emrave, që pritet të kalojë për miratim nga Beogradi zyrtar.

Katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovica, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan kanë një popullsi të konsiderueshme serbe dhe deri më sot janë udhëhequr nga kryetarë serbë.

Më herët, kryeministri Haradinaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të dalin të votojnë masivisht për të vendosur për të drejtën e tyre.

Thaçi optimist për marrëveshjen me Serbisë: Firmoset brenda vitit

Një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, në të njejtën linjë historike siç u arrit ajo mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, është e mundur të arrihet deri në fund të këtij viti, pavarësisht pengesave që ka pasur muajt e fundit.

Kështu është shprehur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për The Guardian.

Serbia ka refuzuar të njohë Kosovën si shtet të pavarur që nga vitit 2008, pra gati 10 vjet pasi administrata ndërkombëtare i dha fund luftës së përgjakshme mes dy shteteve që u zhvilluar në vitet 1998-99.

Lufta, e nxitur prej spastrimit brutal që po ushtronin forcat serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë, latë paktën 10 mijë shqiptarë të vdekur, përpara se të nevojitej një fushatë bombardimi 78-ditore nga Aleanca e Atlantikut të Veriut, NATO, për t’i dhënë fund konfliktit.

“Duhet të ulemi e të bisedojmë edhe me armiqtë tanë të betuar, por pa parakushte, e të përpiqemi të dëgjojmë njëri-tjetrin”, tha presidenti Thaçi në prag të zhvillimit të Konferencës së Berlinit që do të mbahet më 29 prill.

Bisedimet mes dy vendeve janë pezulluar që prej muajit nëntor, kur Kosova vendosi një tarifë prej 100 për qind ndaj produkteve që vinin prej Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

“Në rrethanat aktuale, me këto tensione, nuk shoh arsye se përse investitorët e huaj duhet të vijnë dhe të investojnë në rajonin tonë. Vetëm një marrëveshje paqeje do të sjellë prosperitetin e rajonit”, tha Thaçi ndërsa shtoi se nuk do të tërhiqet nga taksa ndaj mallrave serbe.

Skip to toolbar