Katër oficerë nga Shqipëria do të hetojnë në Malin e Zi

Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi do të kenë baskëpunim të intensifikuar gjatë sezonit turistik. Të mërkurën është firmosur  Protokolli i bashkëpunimit gjatë sezonit turistik, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe homologu i tij malazez, VEselin Veljovic.

Në zbatim të këtij protokolli, Policia e Shtetit do të dërgojë në Malin e Zi 4 oficerë policie, dy prej të cilëve nga shërbimet e Policisë Kriminale dhe Strukturave për Hetimin dhe Parandalimin e krimeve dhe dy të tjerë nga shërbimet e Rendit dhe Sigurisë Publike, për periudhën kohore  deri më 31 gusht. Ata do të kryejnë shërbimet e tyre në Stacionet Policore të Ulqinit dhe Budvës.

Përfaqësuesit e Policisë së Shtetit, së bashku me përfaqësuesit e Policisë së Malit të Zi, do të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme me qëllim forcimin e bashkëpunimit policor dhe parandalimin e veprave kriminale si: trafikimin e qenieve njerëzore dhe migracionin e paligjshëm, prostitucionin, trafikun e lëndëve narkotike, mashtrimet me policat e sigurimit për mjetet motorike, mashtrimet me kartat e kreditit dhe me shkëmbimin e parasë, falsifikimin e parave dhe dokumenteve personale, prishjen e qetësisë publike, parandalimin e aksidenteve rrugore, forcimin  e sigurisë në rrugë, etj.

Sezoni turistik, AKU nis kontrollet

Autoriteti kombëtar i Ushqimit do të nis aksionet në të gjitha zonët bregdetare, baret, restorantet dhe marketet për të kontrolluar cilësinë ushqimore që tregtohet.

AKU tha se kontrollet do të jenë 20 % më të shumta këtë sezon turistik për të siguruar cilësinë ushqimore për banorët dhe turistët që hyjnë në Shqipëri.

AKU ka nisur inspektime në Fier ku ka marrë masa për bllokimin e ushqimeve të skaduara dhe vendosjen e gjobave për subjektet që kanë shkelur ligjin.

Velipoja me qendër të re shëndetësore

Qendra Shëndetësore e Velipojës është bërë pjesë e investimit dhe rehabilitimit të programit “300 qendra shëndetësore moderne”. Investimi u inspektuar edhe nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke thënë se kjo qendër është gati për nisjen e sezonit turistik në zonë.

“Prej më shumë se 6 vitesh kjo qendër nuk funksiononte, ndërsa sot ofron standardin më të lartë të shërbimit parësor. 26 qendra shëndetësore do të jenë të hapura 24/7 për turistët gjatë këtij sezoni veror, me 60 mjekë dhe 80 infermierë personel shtesë, për të siguruar shërbim në kohë, afër vendpushimit të qytetarëve. Çdo qendër shëndetësore do të jetë e pajisur me barnat dhe materiale mjekësore të nevojshme për çdo emergjencë. Falë investimit në 37 autoambulanca të reja që i janë shtuar flotës së urgjencës mjekësore, sigurojmë shërbim më të shpejtë dhe më cilësor për qytetarët dhe turistët gjatë këtij sezoni veror.” – tha Manastirliu.

Skip to toolbar