Moti i keq ndërpret ndeshjen Flamurtari-Teuta

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që të ndërpirtet ndeshja e Superligës mes Flamurtarit dhe Teutës. Sasia e madhe e ujit në fushë, e bëri të pamundur zhvillimin e ndeshjes.

Në këto kushte, arbitri së bashku me delegatët e këtij takimi, vendosën që ndeshja të ndërpritet. Sfida mes Flamurtarit dhe Teutës, e vlefshme për javën e 17 të Superligës, do të zhvillohet ditën e hënë në orën 12:00.

Takimi nisi në orarin e përcaktuar, në 13:00. Por nëntë minuta nga fillimi i lojës arbitrat vendosën që skuadrat të drejtoheshin nga dhomat e zhveshjes.

Flamurtari shpresonte që nga kjo ndeshje të merrte pikë, me synim mbajtjen gjallë të shpresës për mbijetesë. Por, Teuta që pretendon nivele të larta këtë sezon, synon vetëm tre pikët nga përballja, që nisi të dielën dhe përfundon të hënën.

Kapriçot e motit, furtuna shkakton dëme të konsiderueshme në Shëngjin

Stuhi të forta ere dhe shiu kanë përfshirë zonën e Lezhës, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Zona e plazhit të Shëngjinit, ka qenë më e prekura nga shtrëngatat e forta të erës dhe shiut, të cilat kanë rezultuar me pasoja të rënda për bizneset dhe pushuesit.

Mësohet se për shkak të furtunës, janë dëmtuar shumë biznese në plazhin e Shëngjini. Gjithashtu, për shkak të erës, janë dëmtuar edhe disa mjete të pushuesve.

Në disa zona ka pasur zhvendosje të shtyllave elektrike, të cilat më pas kanë rënë në mjetet e pushuesve.

Për shkak të dëmtimit të shtyllave elektrike, mësohet  se disa zona në Lezhë kanë mbetur pa energji elektrike.

 Fatmirësisht, nuk raportohen dëme në njerëz. Moti i keq me shtrëngata shiu dhe ere përfshiu pothuajse të gjithë territorin e vendit, duke sjell ulje të tempretarturave këtë të mërkurë.

Shiu përmbyt Elbasanin, Balla: Po punojmë për normalizimin e situatës

Pasditen e së shtunës rreth orës 17:30 në qytetin e Elbasanit ka rënë shi dhe breshër i dendur, i cili ka shkaktuar probleme në disa lagje perifikerike dhe zona rurale të bashkisë Elbasan. Kryesisht në lagjen “5 Maj” ka pasur probleme me përmbytjet, pasi uji ka vërshuar në oborre banesash, duke shkaktuar dëme materiale.

Pas qetësimit të situatës, Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla dhe kandidati për kryetar bashki i PS, Gledian Llatja, kanë shkuar në terren për të parë nga afër gjendjen e krijuar nga reshjet e pazakonta të shiut dhe breshrit.

 Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Taulant Balla shprehet se është ngritur Shtabi i Emergjencës, ndërkohë që ndihmë për normalizmin e situatës do të jetë dhe Ministria e Mbrojtjes.

“Rreth orës 17.30 ditën e sotme një shi i dendur dhe breshër, si asnjëherë tjetër u shpreh një banor, goditi një pjesë të Elbasanit duke shkaktuar më pas përmbytje në Lagjen e 5 Majit. Janë të shumta familjet të cilat janë prekur nga niveli i lartë i ujit që në disa shtëpi shkon mbi 50 cm, duke dëmtuar orendi e pajosje elktro-shtëpiake”.

“Bashkë me Gledian Llatja, Kryetarin e Bashkisë Qazim Sejdini ishim në këtë lagje për të parë nga afër dëmet dhe fillimin e punës për normalizimin e situatës. Shtabi Emergjencës u ngrit, ndërkohë edhe Ministria e Mbrojtjes do të jetë pjesë e ndihmës”, shkruan Balla.

Thethi mbulohet me borë, Tirana me shi, në jug del dielli

Ditët e ngrohta verore me temperatura të larta duket se morën fund. Muaji Maj do të nis me një mot të paqëndrueshëm, me temperatura që nuk do i kalojnë 18 gradë.

Na fakt ditën e sotme në veri të vendit, në Theth ka rënë një sasi e madhe dëbore duke e zbardhur të tërin, ndërsa në pjesën qendrore të Shqipërisë vijojnë reshjet e shiut gjatë gjithë ditës. Por krejt e kundërta paraqitet në jug të vendit ku mbizotëron dielli, edhe pse temperaturat janë ulur ndjeshëm. Gjatë fundjavës në jug të vendin kanë qenë të shumtë qytetarët që kanë preferuar të bëjnë plazh pasi moti e favorizonte këtë gjë.

Sipas sinoptikanëve muaji Maj do të jetë me mot të paqëndrueshëm ku nuk do të mungojnë reshjet e shiut, por edhe rritjet e temperaturave deri në 30 gradë.

Skip to toolbar