Moti i keq ndërpret ndeshjen Flamurtari-Teuta

AKTUALITET


Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që të ndërpirtet ndeshja e Superligës mes Flamurtarit dhe Teutës. Sasia e madhe e ujit në fushë, e bëri të pamundur zhvillimin e ndeshjes.

Në këto kushte, arbitri së bashku me delegatët e këtij takimi, vendosën që ndeshja të ndërpritet. Sfida mes Flamurtarit dhe Teutës, e vlefshme për javën e 17 të Superligës, do të zhvillohet ditën e hënë në orën 12:00.


Takimi nisi në orarin e përcaktuar, në 13:00. Por nëntë minuta nga fillimi i lojës arbitrat vendosën që skuadrat të drejtoheshin nga dhomat e zhveshjes.

Flamurtari shpresonte që nga kjo ndeshje të merrte pikë, me synim mbajtjen gjallë të shpresës për mbijetesë. Por, Teuta që pretendon nivele të larta këtë sezon, synon vetëm tre pikët nga përballja, që nisi të dielën dhe përfundon të hënën.




Skip to toolbar