Shiu përmbyt Elbasanin, Balla: Po punojmë për normalizimin e situatës

AKTUALITET


Pasditen e së shtunës rreth orës 17:30 në qytetin e Elbasanit ka rënë shi dhe breshër i dendur, i cili ka shkaktuar probleme në disa lagje perifikerike dhe zona rurale të bashkisë Elbasan. Kryesisht në lagjen “5 Maj” ka pasur probleme me përmbytjet, pasi uji ka vërshuar në oborre banesash, duke shkaktuar dëme materiale.

Pas qetësimit të situatës, Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla dhe kandidati për kryetar bashki i PS, Gledian Llatja, kanë shkuar në terren për të parë nga afër gjendjen e krijuar nga reshjet e pazakonta të shiut dhe breshrit.


 Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Taulant Balla shprehet se është ngritur Shtabi i Emergjencës, ndërkohë që ndihmë për normalizmin e situatës do të jetë dhe Ministria e Mbrojtjes.

“Rreth orës 17.30 ditën e sotme një shi i dendur dhe breshër, si asnjëherë tjetër u shpreh një banor, goditi një pjesë të Elbasanit duke shkaktuar më pas përmbytje në Lagjen e 5 Majit. Janë të shumta familjet të cilat janë prekur nga niveli i lartë i ujit që në disa shtëpi shkon mbi 50 cm, duke dëmtuar orendi e pajosje elktro-shtëpiake”.

“Bashkë me Gledian Llatja, Kryetarin e Bashkisë Qazim Sejdini ishim në këtë lagje për të parë nga afër dëmet dhe fillimin e punës për normalizimin e situatës. Shtabi Emergjencës u ngrit, ndërkohë edhe Ministria e Mbrojtjes do të jetë pjesë e ndihmës”, shkruan Balla.




Skip to toolbar