Gjatë dy ditëve të fundjavës, sektori i Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit, arrestoi 22 drejtues mjetesh në të gjithë vendin, pezulloi 94 leje drejtimi dhe vendosi 4671 gjoba, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në një komunikatë zyrtare, Policia njofton se masat janë marrë në kuadër të aksionit për parandalimin e aksidenteve rrugore.
Sipas Policisë së Shtetit, 208 denoncime i bën qytetarët për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Në të gjithë vendin, në fundjavë u angazhuan 951 efektivë të Policisë Rrugore, teksa gjatë kontrolleve arrestuan 14 persona që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ndërsa 8 persona të tjerë nuk kishin leje drejtimi.
Gjithashtu, policia pezulloi 94 leje drejtimi, nga këto: 34 për drejtim mjeti nën efektin e alkolit, 31 për shpejtësi jashtë normave dhe 29 për shkelje të tjera. Ndërkohë, policia vendosi masa ndëshkuese për 4671 drejtues mjetesh, ku pjesa kryesore janë ndëshkime për shkelje të rënda të Kodit Rrugor si: parakalim i gabuar, mosvënia e rripit të sigurimit, kaskës mbrojtëse (për drejtuesit e motorëve), parkime të gabuara etj.