Vdekja e efektives shqiptare, reagon kryeministri letones

Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins ka shprehur ngushëllimet e tij për rastin tragjik të shpërthimit të një mine ku mbeti e vdekur efektivja e Forcave të Armatosura Shqiptare, Zarife Hasanaj dhe u plagosën dy ushtarakët e tjerë, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.

“Një ditë e trishtuar për të gjithë ne për shkak të aksidentit tragjik në bazën ushtarake Adazi. Ngushëllimet e mia për familjen e një anëtari të Forcave të Armatosura Shqiptare, që humbi jetën.
Uroj një shërim të shpejtë të ushtarëve të tjerë të lënduar. Letonia është mirënjohëse për Shqipërinë për kontributin e saj në misionin NATO.”

Zarife Hasanaj ishte pjesë e misionit të NATO-s për demontimin e minave gjatë një misioni në Letoni.

Hidhet në erë një kompleks zyrash në SHBA

Një person ka vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi gazi në Karolinën e Veriut. Shpërthimi mendohet se është shkaktuar nga një kontraktues, i cili goditi gabimisht një tubacion të gazit ndërsa po vendoste një fibër optike ose po shikonte për rrjedhje të tij, situata është ende e paqartë për policinë.

Megjithatë tubi i gazit çoi në hedhjen në erë të një kompleksi ku ndodheshin një kompani ndërtimi, një kafene dhe një zyrë.

15 persona u plagosën, ku 6 prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën. Është e paqartë se sa njerëz ndodheshin brenda ndërtesës, ndërsa zjarrfikëseve u janë dashur orë të tëra për të fikur flakët e mëdha.

Skip to toolbar