Shqipëria U-19, publikohet lista për miqësoret me Kosovën

Shqipëria U-19 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me 19 vjeccarët e Kosovës. Këto dy miqësore janë përcaktuar të luhen në datë 3 Qershor në Drenas, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, duke filluar nga ora 16:00, dhe më 5 Qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Kuqezinjtë e trajnerit Dede do të grumbullohet më datë 30 Maj në qytetin e Durrësit ku do të zhvillojnë dhe seancat stërvitore për këto dy ndeshje miqësore.

Në urdhërat e trajnerit do të jenë plot 22 lojtarë, të cilët do të vëzhgohen me shumë kujdes, me qëllimin për të përzgjedhur elementët e nevojshëm për grupin që do të zhvillojë kualifikueset e muajit nëntor, kundër Belgjikës, Islandës dhe Greqisë.

Lista e lojtarëve të grumbulluar:

Mesfushori i QPR-së i jep fitoren Shqipërisë U-18 ndaj Maqedonisë!

Kombëtarja U-18, e grumbulluar rishtaz nën drejtimin e trajnerit Nevil Dede, e ka mbyllur me sukses provën e saj të parë.

Ditën e sotme, kuqezinjtë e vegjël kanë luajtur takimin e dytë miqësor me homologët e së njëjtës moshë të Maqedonisë së Veriut.

Pas barazimit 2-2, të tre ditëve më parë, skuadra e Nevil Dedes ka fituar me rezultatin 1-0 në miqësoren e dytë, me ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Sopoti” në Librazhd.

Kuqezinjtë luajtën me këtë formacion: Fatmir Ceka (C), Neshat Murati, Ergis Shala, Usni Ismaili, Omar Musai, Andri Stafa, Enes Kuka, Gledjan Pusi, Lion Cahani, Aldo Gjumsi, Fabian Shahaj.

Pjesa e parë e ndeshjes miqësore është mbyllur me rrjeta të paprekura 0-0. Në të dytën Shqipëria ka qenë më kërkuese për golin dhe ne minutën e fundit ’90 ka shënuar Armelindo Mema, golin e vetëm dhe të fitores për kuqezinjtë.

Miqësorja e U-18, Shqipëria barazon me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut!

Pas vendimit për krijimin e ekipeve të reja kombëtare të futbollit, për grupmoshat U-16, U-18 dhe U-20, kanë nisur dhe grumbullimet e para për këtë vit.

Pas ekipit U16, që mori pjesë në dy turne ndërkombëtar, radha ka qenë e ekipit U-18 të drejtuar nga Nevil Dede, që të nis grumbullimin për zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore me ekipin e Maqedonisë së Veriut.

Ndeshja e parë është luajtur sot në stadiumin “Sopoti” të qytetit të Librazhdit, e cila ka përfunduar në barazim 2-2.

18 vjeçarët kuqezinj kanë zbritur në fushën e lojës me këtë formacion: Ceka; Murati; Pruti; Kuci; Ismaili; Zahi; Pusi; Sulollari; Mema; Gaxhia; Zaimi.

Në pjesën e parë u luajt një futboll i hapur, me një lojë shumë të mirë të kuqezinjve që edhe falë mbështetjes së publikut arritën të kalojnë në avantazh me anë të Muratit.

Me këtë gol nga mbrojtësi i Shkëndijës së Tetovës u mbyll dhe fraksioni i parë i lojës. Në pjesën e dytë u kryen shumë zëvëndësime nga trajneri Dede, që aktivizoi Hasanagollin, Stafën, Musain, Gjumsin, Cahanin dhe Memushajn.

Në minutën e 70-të miqtë arrijnë të barazojnë rezultatin me anë të numrit 7 Behar Feta. I menjëhershëm reagimi i Shqipërisë që 5 minuta më pas fiton një penallti që shndërrohet në gol nga Henri Sulovari.

Lojë e hapur nga të dy skuadrat që rrezikojnë në portat respektive, por maqedonasit tregohen më të saktë dhe arrijnë të barazojnë në minutën e 80-të me anë të Maksikov.

Kuqezinjtë kanë kërkuar me ngulm golin e fitores por nuk arrijnë ta shënojnë, duke e mbyllur këtë takim me rezultatin 2-2.

Ditën e enjte do të zhvillohet ndeshja e dytë miqësore, përsëri në stadiumin “Sopoti” të qytetit të Librazhdit, duke filluar nga ora 13:00. Hyrja për tifozët është falas.

Skip to toolbar