“Mediat holandeze e kanë nxirë Shqipërinë pa fakte”

Holanda kërkoi rikthimin e vizave për Shqipërinë për shkak të rekordeve të larta kriminale dhe emigrantëve të shumtë që hynin ilegalisht në atë vend. Mirëpo sipas një investigimi të Top Story, në fakt në një raport të paraqitur nga vetë qeveria holandeze për kriminalitetin në vend gjatë 5 viteve të fundit, shqiptarët zënë më pak se 0.2 %, që është një shifër e papërfillshme dhe për më tepër bëhet fjalë kryesisht gjëra të vogla. Madje Shqipëria nuk hyn as në 10 kombësitë me kriminalitetin dhe arrestimet më të mëdha në Holandë.

Ish ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch ishte nga ata holandezë që u çudit me miratimin e mocionit për rikthimin e vizave. Bosch tha se mediat ia kanë nxirë emrin Shqipërisë të pabazuar në fakte, ose në fakte tërësisht të gabuara.

“Statistikat holandeze tregojnë që krimi nga shqiptarët është vetëm 0.2%. Edhe më pak se 0.2%. Pra, nuk është asgjë me rëndësi. Dhe nuk janë as vetëm krimet e rënda, por të gjitha, edhe të voglat. Nga këto 0.2%, krimet e rënda duhet të jenë edhe më pak. Sigurisht që është problem, por problem shumë i vogël. Po të shohësh kombësitë e para në listë, shqiptarët nuk dalin fare aty. Si mund të thuash që po destabilizojnë vendin, pa u bazuar në asgjë. Nëse je një deputet normal në Holandë, sigurisht që mund të trembesh. I besojnë më shumë gazetës sepse nuk duan të shihen si të dobët kundër krimit. Prandaj njerëzit që nuk ishin dhe aq të bindur për ta votuar, votuan gjithsesi. Por gazeta të tjera, sidomos Telegraf, ka bërë shumë propagandë kundër shqiptarëve, prej kohësh.” – tha Robert Bosch.

Shqiptarët investojnë në fondin e pensioneve private

AMF njofton se gjatë 4 viteve të fundit është trefishuar tregu i pensioneve private dhe gjithnjë e më shumë shqiptarët po investojnë në këtë fond.

Në fund të vitit 2018 numri i anëtarëve pjesëmarrës në fondet e pensionit ishte 25.298 pothuajse i trefishuar krahasuar me vitin 2014.

Kjo tendencë rritje e pjesëmarrjes në fondet e pensioneve tregon një ndërgjegjësim më të lartë të publikut për potencialin që ofron ky treg.

Shkatërrohet grupi kriminal shqiptar, 14 të arrestuar

Policia zvicerane ka bërë të mundur shkatërrimin e një grupi kriminal shqiptarësh, të cilët merreshin me trafikimin e heroinës në disa pjesë të ndryshme të vendit. Policia arrestoi 14 persona pas një vit që mbaheshin nën hetim.

Grupi kriminal ishte aktiv në zonat e Fribourgut, Bernës, Vaudit dhe Gjenevës. Gjatë aksionit autoritetet sekuestruan 8.5 kg heroinë dhe rreth 10.5 kilogramë materiale prerëse (paracetamol dhe kafeinë), si dhe 50 000 franga (50.000 dollarë).

Droga po të dilte në treg kapte vlerën rreth 1 milion franga (1 milion dollarë).

Kush është modelja shqiptare që po çmend italianët

Ajo quhet Alba Vejseli dhe së fundi e gjithë Italia ka rënë në dashuri me të. Është shqiptare, 1 metër e 74 centimetra, me sy blu dhe trup fantastik, dhe merr pjesë në spektaklin “Ciao Darwin” që drejtohet nga Paolo Bonolis, duke bërë rolin e Nënës Natyrë. Zakonisht ky rol i është dhënë vajzave më të bukura të Italisë, por këtë herë është zgjedhur Alba. Jo më kot, por bukuria e saj vërtetë të lë pa fjalë.

Trafikonin drogë në Itali, 2 shqiptarë në pranga

2 shqiptarë nga 23 vjeç dhe një maroken 28 vjeç, kanë rënë në prangat e karabinierëve në zonën Marano në Rimini. 3 të arrestuarit akuzohen për trafik droge të llojit kokainë, marijuanë dhe hashash, dhe klientela përfshinte nga moshat e reja deri tek të moshuarit.

Një shqiptar dhe marokeni u arrestuan në flagrancë në një linjë autobusi, duke i lënë qytetarët e tjerë që udhëtonin të habitur, ndërsa shqiptari tjetër u kap në një rezidence në kufirin midis Riminit dhe Riccione.

Pas kontrolleve policia ka sekuestruar drogë dhe para, ndërsa 3 autorët ndodhen pas hekurave.

Skip to toolbar