Bie nga lartësia duke punuar, humb jetën 27-vjeçari

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën gjatë kohës që ishte duke punuar në një lartësi prej 10 metrash.

27-vjeçari ishte duke punuar në çati kur papritur shpërtheu flaka dhe ai u rrëzua nga një lartësi prej 10 metrash. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme dhe transportit të tij me helikopter në spital nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Firence, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Prishën pazaret e drogës, dy të arrestuar për vrasjen e shqiptarit

“Larje hesapesh për shkak të pazareve të prishura të drogës”, kështu është cilësuar vrasja e një shqiptari në Mykonos të Greqisë. Një 34-vjeçar shqiptar u qëllua me breshëri automatiku, teksa po udhëtonte me fugonin e tij. Një motor skuter i ka prerë rrugën duke qëlluar me breshëri plumbash ndaj tij. Ngjarja ndodhi të premten, ku shqiptari edhe pse mori ndihmën mjekësore nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

Për ngjarjen policia greke ka arrestuar dy persona një 56-vjeçar grek dhe një 21-vjeçar të huaj.

Viktima rezulton një person me ndjekje penale nga policia për trafikim droge dhe për këtë ka bërë dy vite burg nga 2013-2015. Dyshimet e para të vrasjes janë ato të prishjeve të hesave të drogës. Shqiptari, pas daljes nga burgu kishte vendosur të bënte një jetë të qetë, ku punonte në një dyqan fruta-perimesh në Mykonos.

Arrestohet në kufi anëtari i një organizate kriminale

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke në kufi, pasi emri i tij figuronte në sistem si një person në kërkim për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Ndaj 54-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte një urdhër arresti nga policia e Kozanit në Greqi. Shqiptari akuzohet se është pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal, trafikant droge dhe për armëmbajtje dhe eksplozivë. Arrestim i tij u bë gjatë kohës që ai po tentonte të kalonte kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë.

Qëllon me thikë të afërmin e tij në sy të fëmijëve, arrestohet shqiptari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një drekë familjare mes dy të afërmeve dhe familjarëve shqiptarë ka përfunduar në mënyrë tragjike. Dy shqiptar, të afërm mes tyre, kanë qenë duke drekuar në momentin që ka lindur një debat i fortë që degjeneroi deri në përdorimin e thikave. Si rezultat 45-vjeçari shqiptar, goditi tre herë më thikë 38-vjeçarin, kushëririn e gruas së tij.

38-vjeçari është transportuar menjëherë drejt spitalit, por nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sytë e dy fëmijëve të viktimës që ndodheshin në tavolinën e ngrënies në momentin që nisi debati. Nuk dihet pse ka nisur debati, por autori ka qenë i dehur në momentin e ngjarjes.   

Shkatërrohet laboratori i falsifikimit të dokumenteve, arrestohet shqiptari

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Greqi, pas akuzave për falsifikim të dokumenteve. 50-vjeçari shqiptar kishte ngritur në shtëpinë e tij një laborator që shërbente për prodhimin e dokumenteve false.

Shqiptari përdorte për vete tri identitete greke, një pasaportë greke, një leje qarkullimi shqiptare, një leje qëndrimi greke dhe tre patenta shoferi greke. Arrestimi i tij u bë para banesës në Heliopolis, ndërsa gjatë kontrollit të shtëpisë, policia zbuloi laboratorin që kishte ngritur.

 Laboratori ishte i pajisur me të gjitha pajisjet e duhura për të kryer falsifikimet. Në banesën e 50-vjeçarit u sekuestruan 7 laptopë dhe 1 kompjuter giks, 11 printera, 49 ID, 39 pasaporta, 90 makinë lejet e kapaciteteve, 3,233 fletë të vetme nga autoritetet për pasaportë greke, 61 njëshe nga autoritetet për karta dhe pasaporta të  huaja, 55 pasaporta udhëtimit shqiptare, 31 spanjolle, 23 rumune, 9 italiane,  6 bullgare, 75 karta identitetit dhe pasaportat italiane, 17 të Qipros dhe të vendeve të ndryshme, 6272 euro, një revolver të markës  CZ, si dhe 55 fishekë të kalibrit 38mm dhe një shumë prej 4,040 euro.

Policia greke arrestoi 50-vjeçarin shqiptar, i cili do të dalë para gjykatës për akuzat e falsifikimit të dokumenteve si dhe për armëmbajtje pa leje

Futet për t’u larë në lum dhe nuk del më, humb jetën 17 vjeçari shqiptar

Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike, duke u mbytur në lumin Chiusella në Torino. I riu ka hyrë për t’u larë së bashku me dy miqtë e tij, por nuk ka mundur të dal më prej andej.

Miqtë e tij thanë për policinë se 17-vjeçari u zhduk mes shkëmbinjve dhe ato nuk mundën ta gjenin dot. Trupi i pajetë e shqiptarit u gjet nga ekipet zhytëse pak orë më vonë.

Tentoi të gëlltiste kokainë për t’i shpëtuar policisë, arrestohet shqiptari

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap duke shpërndarë kokainë në zonën e Garlasgos.

Policia u informua nga banorët, të cilët pikasën një person që po shpërndante droge. Me të pikasur policinë, 30 vjeçari shqiptar tentoi të gëlltiste 4 dozat e kokainës që posedonte, por u ndalua në kohë.

Policia sekuestroi 4 doza kokaine, me 2 gram secila, ndërsa pas kontrollit në makinën e shqiptarit, sekuestroi edhe 240 euro, që dyshohet se ishin fituar nga tregtia e drogës.

Sekuestrohet 271 kg kanabis, arrestohet një shqiptar në Greqi

Një shtetas shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë greke, pasi u kap me një sasi të madhe droge. Gjatë operacionit në fshatin Grevena, policia gjeti dhe sekuestroi 271 kilogramë kanabis sativa në një kasolle.

Pas hetimeve kasollja rezultoi të ishte e një shtetas shqiptar, 32 vjeç, ndërsa droga dyshohet se vinte nga Shqipëria. Policia sekuestroi edhe 3 celularë dhe një thikë, që ju gjetën 32-vjeçarit me vete.

Policia greke vijon hetimet për zbardhjen e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

Vret gruan me thikë në Gjermani, arrestohet shqiptari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku protagonistë është bërë një shtetas nga Kosova. 55-vjeçari nga Kosova, identitet i të cilit nuk bëhet i ditur, ka vrarë gruan e tij duke e goditur disa herë me thikë.

Krimi ka ndodhur në një parking të qytezës Kunzell në Gjermani. Gruaja u dërgua menjëherë në spital, por nuk ka mundur dot t’i rezistojë plagëve të marra.

55- vjeçari u gjet nga policia pranë trupit të gruas, ndërsa u arrestua pa bërë rezistencë.

Makina i kalon sipër, humb jetën shqiptari në Itali

Një shqiptar ka humbur jetën në qytetin Arenzo në Itali, pas një aksidenti tragjik. Viktima i identifikuar si Shpëtim Halili, 35 vjeç, ka qenë duke i dhënë motorit të tij në anë të rrugës, ndërkohë që një makinë e ka marrë para duke hipur sipër trupit të tij.

Motori i shqiptarit është gjetur buzë rrugës, ndërsa 30 metra më larg është gjetur trupi i tij me plagë të mëdha të shkaktuara nga makina.

Nuk dihet ende nëse shqiptari është rrëzuar fillimisht nga mortori i tij dhe pastaj është shtypur nga makina, apo është marra para nga makina gjatë kohës që po i jepte motorit.

Gruaja që po drejtonte makinën është shprehur për policinë se nuk kishte parë gjë vetëm kishte ndjerë që trupi i shqiptarit ishte futur poshtë rrotave të makinës.

Skip to toolbar