Partia
Demokratike reagoi me një deklaratë për shtyp duke përshëndetur betimin e tetë
prokurorëve të parë të SPAK. PD kërkon nga kjo strukturë fillimin menjëherë nga
puna dhe ndëshkimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar të bëhet në mënyrë të
profesionale dhe të paanshme.
“Partia
Demokratike përshendet fillimin e punës së SPAK-ut dhe mbështet funksionimin e
pavarur të kësaj strukture. Fillimi menjëherë nga puna dhe ndëshkimi i
krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të bëhet në mënyrë profesionale, të
paanshme dhe të vendosur”, thuhet në deklartën e PD.
Më
tej, Selia Blu thotë se nuk paragjykon asnjë nga prokurorët në përbërje të
SPAK, pavarësisht, theksohet në deklaratë, vendimeve që ata kanë dhënë në të
shkuarën e tyre. Megjithatë, Partia Demokratike kërkon që prokurorët të ngrihen
në lartësinë e detyrës, për t`i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimit të
organizuar dhe zyrtarëve të korruptuar.
“Partia
Demokratike, e cila ka miratuar ligjin për ngritjen e SPAK dhe të Byrosë
Kombëtare të Hetimit, ka vullnetin për t’i dhënë besim dhe për të mos
paragjykuar asnjë prej prokurorëve në përbërje të kësaj strukture, pavarësisht
vendimeve të disa prej tyre, në të shkuarën”.
“Është
koha që prokurorët të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të përmbushin
pritshmërinë e qytetarëve shqiptarë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së
krimit të organizuar, promovuesve të kriminelëve në politikë dhe zyrtarëve të
korruptuar”, shtohet në deklaratë.
Për
Partinë Demokratike krijimi i SPAK është një shans i ri dhe real për luftën
ndaj krimit, ndërsa për krijimin e këaj strukture, PD falënderon Shtetet e
bashkuara të Amerikës. “Shqipëria ka një shans të ri dhe real për të
luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta, nga
kriminelët me mbështetje qeveritare, tek politikanët dhe zyrtarët e lartë”.
“Partia
Demokratike falenderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e dhënë deri
më tani për bërjen funksionale të SPAK dhe për gatishmërinë e treguar për të
vijuar mbështetjen për funksionimin e pavarur të SPAK”, përfundon deklarata e
PD.