Ngritja e SPAK, Balla: Reforma në drejtësi nuk mund të pengohet

POLITIKË


Struktura e Posaçme Antikorrupsion, një nga strukturat e drejtësisë së re, emëroi të hënën 8 prokurorët e parë që do të hetojnë dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivele të larta qeverisëse. SPAK lindi si pjesë Reformës në Drejtësi duke treguar se ajo po funksionon dhe se “peshqit e mëdhenj” i kanë orët e numëruara. Emërimi i këtyre prokurorëve u përshëndet edhe nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili u dërgoi një mesazh të gjithë atyre që mendonin se Reforma në Drejtësi mund të pengohej apo të dështonte.

“Kush thotë që Reforma në Drejtësi po ecën ngadalë, apo për disa syresh që ende shpresojnë se Reforma mund të pengohet apo të dështojë, sot morën edhe një përgjigje tjetër të fortë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi tetë prokurorët e SPAK. Punë të mbarë prokurorëve specialë në luftën kundër korrupsionit dhe çdo lloj forme KÇK”, shkruan Balla.


SPAK pritet të nis punën pas 19 dhjetorit, ku prokurorët do të kryejnë betimin te Presidenti dhe më pas dosjet e prokurorisë së Krimeve të Rënda do të kalojnë në ngarkim të tyre për hetim. Kjo strukturë që perceptohet si “bërthama” e drejtësisë së re se bashku me BKH pritet që të vendos pas hekurave njerëz të pushtetshëm të korruptuar.




Skip to toolbar