E akuzoi Vokshi, Spiropali: Shihemi në gjyq

Deklarata e Elisa Spiropalit se mazhoranca është e hapur për dialog me Lulzim Bashën për të reformuar sistemin zgjedhor, por jo për të prekur Reformën në Drejtësi, ka sjellë edhe një sërë akuzash ndaj saj nga Partia Demokratike. Akuzat e bëra nga Albana Vokshi, ka bërë që Spiropali ta padisë atë në gjykatë për shpifje.

Ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi akuzoi Spiropalin si “hajdutja e 5 milionë eurove në dogana dhe nëse do të kishte drejtësi të pavarur, do e kishte vendin në burg”. Gjatë deklaratës së saj, Vokshi nuk la pa akuzuar as Ramën, i cili nuk realizon dot zgjedhje të lira e të ndershme dhe për këtë fakt negociatat nuk dot hapen. I menjëhershëm ka qenë edhe përgjigjja e Spiropalit, duke i cilësuar si ‘ulëritje brutale” akuzat e Vokshit, ndërsa thekson se për këto shpikje trashanike do të përballet me gjykatën. Spiropali nuk ka hezituar t’i përgjigjet edhe në lidhje me zgjedhjet duke thënë se akuzat e hedhura ndaj qeverisë nuk mund të fshehin dot paaftësinë dhe mendjelehtësinë e Bashës për të fituar, i cili i trembet gjithmonë zgjedhjeve duke zgjedhur të largohet nga to.

Banaliteti ulëritës i Albana Vokshit nuk mund të mbulojë mendjelehtësinë proverbiale të Lulzim Bashës. Albana do të përgjigjet në gjykatë për akuzat e saj trashanike, kurse shefi i saj Luli, ka përpara gjyqin e votës së cilës i trembet si djalli temjanit” shkruan Spiropali.

Opozita joparlamentare ka mundësinë më të mirë për të ndryshuar sistemin zgjedhor dhe të sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme ashtu siç pretendon, duke bashkëpunuar me mazhorancën për Reformën Zgjedhore. Por refuzimi i PD për dialog, në vend që të pranojë ‘dorën e shtrirë të mazhorancës” për të reformuar kodin elektoral, të lë të mendosh se Basha vërtet i trembet zgjedhjeve dhe nuk mund t’i fitojë ato. Për të mbuluar këtë fakt, PD zgjedhje që të hedh akuza çdo ditë, në vend që t’i futet punës për të krijuar një sistem të drejtë, të lirë dhe të ndershme zgjedhor për të mirën e qytetarëve. Gabimet e shumta të Bashës në krye të PD dhe rritja e pakënaqësive brenda të vetëve, duket se e kanë bindur kryedemokratin se as një sistem i ri zgjedhor nuk e ndihmon dot atë për të shkuar në fitore./ realstory.al

Nxirr një dekret dhe anuloje tërmetin! Spiropali tallet me Metën

Letra e presidentit Meta që u bë publike të hënën pasdite, përmes të cilës njoftonte se një tërmet apokaliptik rrezikonte Shqipërinë dhe gjithë Ballkanin, përveç habisë ka shkaktuar edhe humor jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në instancat e larta shtetërore. Kjo për faktin se tërmetet janë dukuri natyrore që nuk parashikohen dot as nga shkencëtarët dhe as nga sizmiologët, por edhe për shkak se presidentit të një shteti nuk i takon të merret me këto çështje. Gjithsesi përgjigjen me humor ia ka kthyer zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali e cila i kërkon presidentit që ta anulojë me dekret tërmetin.

 “Baba Xhike të kemi rixha, nxirr një dekret e shtyje atë tërmet se na le pa gjumë. Kjo ishte batuta më e bukur e rrjetit për parashikuesin e parë në botë të tërmetit,”-shkruan Spiropali në twitter.

Reagimi i saj me humor dhe tallje lidhet edhe me qëndrimet e presidentit i cili përmes një dekreti anti kushtetues anuloi zgjedhjet e 30 qershorit në kundërshtim me kompetencat që i njeh Kushtetuta. Për këtë akt presidenti është në prag të shkarkimit nga parlamenti i cili ka nisur procedurat parlamentare për shkarkimin e tij.

“Sa të kem Lulin e Monën, s’pyes për Amerikën”. Spiropali: Reagimi i Metës, një komedi

Kur i gjithë faktori ndërkombëtar kërkon që shqiptarët të shkojnë në zgjedhje dhe të votojnë ashtu sikurse e garanton Kushtetuta, Presidenti Ilir Meta thotë se nuk ka anuluar zgjedhje as në Itali e as në Amerikë.

Kjo deklaratë e tillë është komentuar nga zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali e cila e quan këtë reagim si një histori që përsëritet në Shqipëri dhe tani vjen në formën e një komedie.

“Ilir Meta që pa gdhirë tha se nuk ka anulluar zgjedhjet në SHBA, Itali apo Kinë, kështu që bota duhet ta mbyllë gojën se në Shqipëri vendos Ai se kur voton Populli! Dmth sa të kem Lulin&Monën me vete s’pyes për Amerikën&Europën – historia që përsëritet si komedi me Haxhiun e ri!” shkruan Spiropali

Duket qartë se me qëndrimin e tij presidenti Meta po mban krahun e opozitës e cila kundërshton të shkojë në zgjedhje duke dalë edhe kundër thirrjeve të faktorit ndërkombëtar.

“Unë nuk hyj tek ata politikanë që flasin në emër të ambasadave, në emër të ndërkombëtarëve dhe që fshihem pas tyre. Në Republikën e Shqipërisë i vetmi institucion që vendos për datën e zgjedhjeve është Presidenti i Republikës.

Unë nuk kam anuluar zgjedhjet as në Itali, as në Amerikë dhe as në Kinë. Kam anuluar zgjedhjet në Shqipëri për shkak të një krize shumë të rëndë politike, të cilën besoj se keni vënë re prej muajsh me qëllim normalizimin e situatës në vend dhe njëkohësisht për të gjetur rrugën dhe datën për zgjedhje gjithëpërfshirëse”, është shprehur Presidenti. Deklaratë kjo që bie ndesh me qëndrimet e ambasadorëve të  cilët kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Madje presidenti i KE-së, Junker tha se mos zhvillimi i zgjedhjeve ndikon negativisht në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Spiropali – Metës: Pse nuk e dënon dhunën talebane mbi KZAZ-të?

Në një deklaratë për mediat, Presidenti Meta tha të enjten se dekreti i tij synonte normalizimin e situatës, duke pranuar në mënyrë indirekte se në fakt ky dekret ka sjellë të kundërtën, pra shpërthimin e dhunës, por pa e përmendur në asnjë rresht atë.

Pikërisht për këtë ka reaguar ministrja Elisa Spiropali e cila ngre pyetjen se “çfarë pret më shumë Presidenti që nuk dënon dhunën, mos ndoshta pret më shumë dhunë?”

Spiropali më tej shkruan se ishte presidenti ai që me dekretin e tij i hodhi benzinë zjarrit, dhe tani pretendon se po mundohet ta shuaj.

“U bënë dhjetë ditë nga çdekreti antidekret i dekretit të Ilir Metës dhe të gjithë e shohin se si Ilir Meta i hodhi benzinë zjarrit që pretendon se po mundohet të shuajë! Për aspak çudi akoma se ka thënë asnjë fjalë për dhunën talebane mbi KZAZ. Ndoshta sepse pret më shumë dhunë!”, shkruan Spiropali në Twitter.

Më herët Meta bëri thirrje për t’u larguar nga retorika përçarëse dhe kërkoi që palët të ulen në dialog por sërish vuri theksin në një kompromis për një datë të re zgjedhjes. Propozim ky që s’ka gjasa të ketë mbështetjen e maxhorancës e cila është e vendosur të shkojë në zgjedhje në 30 qershor, pasi e cilëson antikushtetues çdekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve dhe për këtë arsye ka nisur dhe procedurat parlamentare për shkarkimin e tij.

“Meta të zgjedhë Monikën ose popullin”. Vjen reagimi i ashpër i PS.

Pas kërkesës që presidenti Meta bëri ndaj KQZ ku kërkonte shpjegime rreth numrit të deputetëve të Kuvendit, mazhoranca ka reaguar ashpër duke i kërkuar Presidentit të zgjedhë nëse do të jetë me Monikën apo me popullin.

Në një intervistë televizive në Report Tv, Shalsi ka thënë për Report Tv, se Meta nuk i ka dhënë ende përgjigje pyetjes se në cilën anë është, në atë të opozitës apo presidencës.

“Sot e kësaj dite, përpara çdo shqiptari që shtron pyetjen Meta është me të shoqen apo me institucioni që ai përfaqëson. Ai nuk arriti të ngrihet në nivelin e presidentin. Ne një  kohë ku vendi ishte nevojë për një presidenti  të urtë e të mençur nuk arriti të sillej në një mënyrë siç duhej. Objektivi i tyre është shumë i qartë. Ai duhet të  dilte të thoshte unë i përkas opozitës. Në fakt shqiptarët e dinë se ai është pjesë e opozitës”, u shpreh Shalsi.

Më herët ka reaguar edhe Elisa Spiropalit, e cila përmes një postimi në Twitter, shkruan se “Presidenti i takon Republikës jo Lulit dhe Monikës”.

“Zoti Meta, jemi dakord me ju “Shqipëria është Republikë. Presidenti i takon Republikës dhe Republika u takon qytetarëve!”. Pikërisht për sa jemi dakord këtu, ju e keni humbur të drejtën të qëndroni në zyrën e Presidentit. Sepse Presidenti i takon Republikës jo Lulit dhe Monikës”, shkruan Spiropali.

Maxhoranca ka kundërshtuar vendimin e Presidentit për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit duke pretenduar se me këtë vendim, Meta ka shkelur kushtetutën për t’i shërbyer interesave të opozitës.

Skip to toolbar