“Sa të kem Lulin e Monën, s’pyes për Amerikën”. Spiropali: Reagimi i Metës, një komedi

AKTUALITET


Kur i gjithë faktori ndërkombëtar kërkon që shqiptarët të shkojnë në zgjedhje dhe të votojnë ashtu sikurse e garanton Kushtetuta, Presidenti Ilir Meta thotë se nuk ka anuluar zgjedhje as në Itali e as në Amerikë.

Kjo deklaratë e tillë është komentuar nga zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali e cila e quan këtë reagim si një histori që përsëritet në Shqipëri dhe tani vjen në formën e një komedie.


“Ilir Meta që pa gdhirë tha se nuk ka anulluar zgjedhjet në SHBA, Itali apo Kinë, kështu që bota duhet ta mbyllë gojën se në Shqipëri vendos Ai se kur voton Populli! Dmth sa të kem Lulin&Monën me vete s’pyes për Amerikën&Europën – historia që përsëritet si komedi me Haxhiun e ri!” shkruan Spiropali

Duket qartë se me qëndrimin e tij presidenti Meta po mban krahun e opozitës e cila kundërshton të shkojë në zgjedhje duke dalë edhe kundër thirrjeve të faktorit ndërkombëtar.

“Unë nuk hyj tek ata politikanë që flasin në emër të ambasadave, në emër të ndërkombëtarëve dhe që fshihem pas tyre. Në Republikën e Shqipërisë i vetmi institucion që vendos për datën e zgjedhjeve është Presidenti i Republikës.

Unë nuk kam anuluar zgjedhjet as në Itali, as në Amerikë dhe as në Kinë. Kam anuluar zgjedhjet në Shqipëri për shkak të një krize shumë të rëndë politike, të cilën besoj se keni vënë re prej muajsh me qëllim normalizimin e situatës në vend dhe njëkohësisht për të gjetur rrugën dhe datën për zgjedhje gjithëpërfshirëse”, është shprehur Presidenti. Deklaratë kjo që bie ndesh me qëndrimet e ambasadorëve të  cilët kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Madje presidenti i KE-së, Junker tha se mos zhvillimi i zgjedhjeve ndikon negativisht në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.




Skip to toolbar