Spiropali – Metës: Pse nuk e dënon dhunën talebane mbi KZAZ-të?

AKTUALITET


Në një deklaratë për mediat, Presidenti Meta tha të enjten se dekreti i tij synonte normalizimin e situatës, duke pranuar në mënyrë indirekte se në fakt ky dekret ka sjellë të kundërtën, pra shpërthimin e dhunës, por pa e përmendur në asnjë rresht atë.

Pikërisht për këtë ka reaguar ministrja Elisa Spiropali e cila ngre pyetjen se “çfarë pret më shumë Presidenti që nuk dënon dhunën, mos ndoshta pret më shumë dhunë?”


Spiropali më tej shkruan se ishte presidenti ai që me dekretin e tij i hodhi benzinë zjarrit, dhe tani pretendon se po mundohet ta shuaj.

“U bënë dhjetë ditë nga çdekreti antidekret i dekretit të Ilir Metës dhe të gjithë e shohin se si Ilir Meta i hodhi benzinë zjarrit që pretendon se po mundohet të shuajë! Për aspak çudi akoma se ka thënë asnjë fjalë për dhunën talebane mbi KZAZ. Ndoshta sepse pret më shumë dhunë!”, shkruan Spiropali në Twitter.

Më herët Meta bëri thirrje për t’u larguar nga retorika përçarëse dhe kërkoi që palët të ulen në dialog por sërish vuri theksin në një kompromis për një datë të re zgjedhjes. Propozim ky që s’ka gjasa të ketë mbështetjen e maxhorancës e cila është e vendosur të shkojë në zgjedhje në 30 qershor, pasi e cilëson antikushtetues çdekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve dhe për këtë arsye ka nisur dhe procedurat parlamentare për shkarkimin e tij.




Skip to toolbar