Babë e bir bëjnë për spital nusen e shtëpisë, nën hetim vjehrra

Nusja e shtëpisë 25-vjeçare ka rënë pre e dhunës fizike të ushtruar jo vetëm nga bashkëshorti por edhe nga vjehrra dhe vjehrri në Elbasan.

Sipas policisë tre personat në bashkëpunim me njëri tjetrin ushtruan dhunë fizike duke goditur me sende të forta nusen 25-vjeçe, e cila ka marrë dëmtime dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Babë e bir janë arrestuar, ndërsa nëna e djalit dhe vjehrra e nuses është proceduar në gjendje të lirë.

Të arrestuarit janë G.I. 50 vjeç dhe H.I. 26 vjeç, (at e bir) banues në Elbasan, ndërsa A.I. 46 vjeçe u procedua në gjendje të lirë.

Plagosja në Fier, autori i ndoqi viktimat, i mori armën policit dhe i qëlloi brenda në Spital

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fierin mbrëmjen e së shtunës, ku si pasojë e një konflikti, raportohet se kanë mbetur të plagosur të paktën 5 persona, 3 prej të cilëve nga të shtënat me armë zjarri. Ngjarja ka nisur në qytezën e Levanit, ku mësohet se dy grupe janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Si pasojë e konfliktit fizik, kanë mbetur të plagosur disa persona.

Këta janë nisur në drejtim të Fierit për të marrë mjekim, ndërsa një person i ka ndjekur nga pas. Në ambientet e brendshme të Spitalit të Fierit, personi që ishte vënë në ndjekje të këtyre personave, me të cilët ishte konfliktuar në Levan, ka hyrë dhe ka qëlluar me armë zjarri, e tipit pistoletë.

Si pasojë e të shtënave janë plagosur tre persona, të cilët janë duke u kuruar në Spitalin e Fierit. Autori dyshohet se i ka marrë armën policit të shërbimit në Spitalin e Fierit. Më pas, mësohet se autori është larguar nga vendi i ngjarjes, por një polici është përleshur me të, duke i marrë dhe armën dhe më pas duke e arrestuar.

Ndërohë, veç autorit, policia ka arrestuar dhe persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim. Pas ngjarjes së rëndë, në ambientet e Spitalit të Fierit kanë shkuar forca të shumta të policisë, FNSH dhe RENEA. Emri i autorit dhe personave të plagosur ende nuk bëhet i ditur, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Konflikt pronësie mes dy vëllezërve në Sauk, një në pranga tjetri në spital

Policia e Tiranës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti në Sauk. Sipas një njoftimi zyrtar të Bluve të kryeqytetit, është parandaluar konflikti mes dy vëllezërve në Sauk, të cilët kishin nisur një sherr për një pronë.

Mësohet se gjatë paradites të së enjtes, në Sauk, dy vëllezër, emri i një prej vëllezërve jepet me inicialet A.B., 43 vjeç dhe i vëllai i tij, emri i të cilit nuk bëhet me dije, vetëm mosha 46 vjeç, janë konfliktuar gjatë të enjtes me njëri-tjetrin.

Si pasojë e konfliktit, vëllai më i vogël, shtetasi me inicialet A.B., ka goditur vëllain e madh, 46 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar duke marrë disa plagë dhe është dërguar në spital për të marrë mjekim.

Ndërkohë, menjëherë pasi uniformat Blu janë lajmëruar për ngjarjen, kanë shkuar në Sauk ku kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit me inicialet A.B., 43 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”. Ndërkohë, policia nuk ka dhënë detaje të tjera mbi ngjarjen dhe shëndetin e personit të plagosur.

Sherri për pronën, 57-vjeçari bën vëllanë për spital

Dy vëllezër në Elbasan janë konfliktuar për ndarjen e pronës, njëri ka përfunduar në spital ndërsa tjetri në polici me pranga në duar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, kanë arrestuar në flagrancë 57 vjeçarin me inicialet, L.K. ka dhunuar dhunuar vëllanë e tij gjatë një sherri për motive pronësie.

Vëllai të tij, shtetasit P.K. ndodhet nën  kujdesin e mjekëve, ndërsa i arrestuari akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”. Materialet hetimore i kalojnë për administrim gjykatës së Elbasanit.

Zemra artificiale, gati për t’u përdorur tek njerëzit

Një fashë “pompimi” që përmban miliona qeliza të gjalla dhe që rreh njëlloj si zemra do të ndihmojë shumë njerëz që kanë pësuar një atak kardiak, pohojnë studiuesit.

Fasha pompuese 3cm e rritur në një laborator nga një mostër e qelizave të pacientit, kthehet në një muskul të shëndetshëm pune duke imituar zemrën.

Gjithashtu ajo lëshon kimikate që riparojnë dhe rigjenerojnë qelizat ekzistuese të zemrës.

Testet në lepujt tregojnë se duket e sigurt. Ekspertët e Universitetit Imperial College në Londër treguan rezultatet e studimit të tyre në një konferencë për zemrën në Mançester.

Testimet tek pacientët do të nisin brenda dy viteve të ardhshme.

Një atak në zemër ndodh kur një arterie e bllokuar bllokon rrjedhjen e gjakut në muskujt e zemrës, duke mos lejuar qarkullimin e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese.

Ataku në zemër prek rreth 920,000 njerëz në Britani të Madhe.

Studiuesi Dr. Richard Jabbour tha: “Një ditë, shpresojmë që këto fasha pompimi të mund të përdoren në  mënyrë rutinore nga mjekët pas një ataku në zemër”.

Qëllohet disa herë me thikë 20-vjeçari në Përmet, dy persona në pranga

Një ri 20 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë nga një sherr me thika në Përmet. Policia njofton se ka arrestuar dy persona për ngjarjen, ndërsa i plagosuri është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Të arrestuarit janë A.Z. 25 vjeç dhe M.A. 26 vjeç, banues në Përmet.

Ata akuzohen se goditën  disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit V.Xh. 20 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për hetime të mëtejshme.

Sërish dhunë në spital, në pranga 65 vjeçari, goditi mjekun

Policia vuri në pranga një 65-vjeçar në qytetin e Lezhës pasi ka goditur mjekun e urgjencës për shkak të detyrës.

Policia bën të ditur se në prangat e policisë ra shtetasi me iniciale P.P.

Ai do të gjykohet për veprën penale ‘Goditje për shkak të detyrës’.

Skip to toolbar