Zemra artificiale, gati për t’u përdorur tek njerëzit

AKTUALITET


Një fashë “pompimi” që përmban miliona qeliza të gjalla dhe që rreh njëlloj si zemra do të ndihmojë shumë njerëz që kanë pësuar një atak kardiak, pohojnë studiuesit.

Fasha pompuese 3cm e rritur në një laborator nga një mostër e qelizave të pacientit, kthehet në një muskul të shëndetshëm pune duke imituar zemrën.


Gjithashtu ajo lëshon kimikate që riparojnë dhe rigjenerojnë qelizat ekzistuese të zemrës.

Testet në lepujt tregojnë se duket e sigurt. Ekspertët e Universitetit Imperial College në Londër treguan rezultatet e studimit të tyre në një konferencë për zemrën në Mançester.

Testimet tek pacientët do të nisin brenda dy viteve të ardhshme.

Një atak në zemër ndodh kur një arterie e bllokuar bllokon rrjedhjen e gjakut në muskujt e zemrës, duke mos lejuar qarkullimin e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese.

Ataku në zemër prek rreth 920,000 njerëz në Britani të Madhe.

Studiuesi Dr. Richard Jabbour tha: “Një ditë, shpresojmë që këto fasha pompimi të mund të përdoren në  mënyrë rutinore nga mjekët pas një ataku në zemër”.




Skip to toolbar