E ndërsa një grup studentësh kanë lajmëruar se do të zhvillojnë protestë sot, ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt ka reaguar duke dhënë një mesazh. Ai kujton protestat e studentëve të viteve ’70 në Gjermani dhe thotë se edhe atëherë ka pasur përpjekje nga politika që t’i keqpërdornin këto protesta, sikurse ndodh edhe në Shqipëri. Ai u bën thirrje studentëve që të mos ndikohen nga një grup i vogël njerëzish që sulmojnë policinë me bomba molotov, e ndërsa nuk lë pa përmendur opozitën. Borchard thotë se qeveria ka nevojë për një opozitë serioze që të kontrollojë reformat e saj dhe të nxisë qeverinë në ecurinë e tyre.
Opinioni i plotë i ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, BERND BORCHARDT
Të rinjtë – rojtarët dinamikë të demokracisë
Këtë javë, Shqipëria mikpret, për të tretin vit
radhazi,“Shtigjet Rinore” të Prezencës së OSBE-së, një takim vjetor i të rinjve
nga i tërë rajoni, mbështetur nga qeveria e Sllovakisë, si Kryesuese e radhës e
OSBE-së. Së bashku, të rinjtë do të eksplorojnë kulturat dhe idetë e
njëri-tjetrit dhe do të diskutojnë për përparësitë e brezit të tyre. Si
gjithmonë, ne do t’i presim me fjalë të ngrohta dhe nxitëse. Por, në fakt, unë
mund t’u them atyre fare pak. Ata i njohin shqetësimet dhe sfidat e sotme më
mirë se unë dhe brezi im. Ata kanëkrijimtarinë dhe qëndresën që ne nuk e kemi.
Si studentë në Gjermani, në mesin e viteve ’70, ne
protestuam për të drejtat tona: ashtu si studentët shqiptarë, donim të kishim,
me të drejtë, ndikimin tonë në çështjet e universitetit, më shumë fonde
shtetërore për fakultetet e tejmbushuradhe për studentët që vinin nga familjet
e varfra. Më kujtohet shumë mirë se si grupe të drejtuara nga partitë politike
u përpoqën të rrëmbejnë protestat për interesat e tyre më të gjera. (Shpresoj se
ka ende lexues që i kujtojnë si unë vitet ‘70!) Ishte një dekadë protestash dhe
radikalizmi: përparimesh të rëndësishme në njohjen e të drejtave të grave,
përparimi në përfaqësimin studentor në universitete, liberalizimi progresiv të
shoqërive shumëkonservatore e nganjëherë autoritare. Të rinjtë ishin zemra e të
gjitha këtyre lëvizjeve.
Të rinjtë janë, natyrshëm, motori i idealizmit dhe
përparimit shoqëror. Të rinjtë janë më energjikë dhe më pak cinikë; ata ka
ëndrra më të mëdha dhe më pak durim. Përgjatë gjithë historisë, të rinjtë kanë
spikatur në të gjitha lëvizjet popullore, që kanë sfiduar sistemet e kalbura
politike dhe kanë siguruar përparime në të drejtat e njeriut.
Në Shqipëri, kemi parë dinamizmin dhe ndikimin e angazhimit
dhe idealeve tëtë rinjve. Të rinjtë shqiptarë udhëhoqën fushatën kundër
importit të mbetjeve; të rinjtë përdorën energjinë dhe krijimtarinë e tyre për
të protestuar kundër projekteve hidrike në rajonet e bukura e të mbrojtura të
vendit; në fund të vitit të kaluar, të rinjtë fituan respekt të gjerë për
fushatën e tyre të gjatë dhe vërtet kombëtare për standarde dhe kushte në
arsim.
Ky ishte idealizëm ndërthurur me vendosmëri, radikalizëm
ndërthurur me respekt. Ka një ndryshim të qartë mes një fushate të vazhdueshme
protestash paqësore, aktive, të sinqerta e vërtet popullore dhe një numri
relativisht të vogël njerëzish, që sulmojnë policinë me kokteje Molotovi dhe
dëmtojnë pronën publike dhe private.
Të rinjtë e angazhuar janë një element i fuqishëm i një
shoqërie civile, që duhet të ketë një rol unik dhe jetik në mbikëqyrjen dhe
përmirësimin e shëndetit të demokracisë në Shqipëri. Demokracia është më e mirë
nëse qeveria kontrollohet dhe sfidohet vazhdimisht nga një ekip i plotë
lojtarësh legjitimë: organizata dhe aktivistë të shoqërisë civile; media vërtet
të lirë dhe dinamike; institucione të pavarura; komisione parlamentare. Kjo
është arsyeja pse OSBE-ja ka projekte për të nxitur dhe mundësuar pjesëmarrjen
e të rinjve, grave dhe grupeve të margjinalizuara në debatin politik dhe në
zgjedhje. Kjo është arsyeja pse ne mbështesim punën e institucioneve të
pavarura – Avokatëve të Popullit dhe Komisionerëve të ndryshëm – dhe pse nxisim
që raporteve të tyre t’u kushtohet më shumë vëmendje në Kuvend. Kjo është
arsyeja pse ne vijojmë të punojmë me deputetët e të gjitha partive për të
forcuar funksionin mbikëqyrës të komisioneve parlamentare. Kjo është arsyeja
pse OSBE-ja merret me rastet e gazetarëve të veçantë të kërcënuar, dhe pse kemi
një projekt afatgjatë, me mbështetjen e BE-së, për të forcuar pavarësinë dhe
cilësinë e RTSH-së.
Ne vazhdojmë t’u themi atyre që janë brenda dhe jashtë
parlamentit – dhe këtë e përforcojmë me punën tonë këtu – se qeveria ka nevojë
për opozitë demokratike më serioze dhe më efektive. Qeveria ka nevojë të sfidohet
dhe kritikohet; ajo ka nevojë të shtyhet drejt reformave që synojnë shqiptarët.
Është klishe të thuash se të rinjtë janë e ardhmja, se e
ardhmja u takon atyre. Kjo është e vërtetë, por vetëm nëse të rinjtë janë të
gatshëm ta kapin atë të ardhme për vete, t’ia marrin brezittë vjetër dhe t’i
japin formë sipas nevojave të tyre. E ardhmja e Shqipërisë varet nga pjesët më
energjike të shoqërisë civile dhe të të gjitha elementevetë tjera të
mbikëqyrjes demokratike, në media, nëinstitucione të pavarura e gjetkë, duke
marrë përgjegjësinë e tyre me vendosmërinë më të madhe dhe duke e përmbushur
atë me përkushtim të sinqertë për ndryshime rrënjësore.