Mijëra vende pune? Rama: 2000 ekselentë!

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka bërë publike thirrjen drejtuar studentëve ekselentë që të aplikojnë për vende të lira pune në administratën shtetërore.

Me anë të një videoje në Facebook, kryeministri thotë se të gjithë studentët ekselentë që zotërojnë një diplomë që nga viti 2015, duhet të aplikojë në “punëtëmbarë.al dhe dap.gov.al” për t’u punësuar në administratë.


Rama bën të ditur se në administratë janë 2019 pozicione pune vakante dhe aplikimet janë të hapura deri më 20 shtator.

“THIRRJA E DYTE për punësimin e ekselentëve u çel sot

Një tjetër mundësi për më të mirët, që të punojnë në administratën shtetërore, vetëm në bazë të meritës Pas rezultatit pozitiv shumë inkurajues të Thirrjes së Parë, gati për një tjetër prurje të re në administratë dhe këtë herë duke e shtrirë rrezen deri tek ekselentët e vitit 2015”, shkruan kryeministri.

THIRRJA E DYTE për punësimin e ekselentëve u çel sot😊 Një tjetër mundësi për më të mirët, që të punojnë në administratën shtetërore, vetëm në bazë të meritës👍 Pas rezultatit pozitiv shumë inkurajues të Thirrjes së Parë, gati për një tjetër prurje të re në administratë dhe këtë herë duke e shtrirë rrezen deri tek ekselentët e vitit 2015😉#PaktipërUniversitetin🤝#ShqipëriaqëDuam☀️🇦🇱

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 3. September 2019



Skip to toolbar