Jasir Asani transferohet në Suedi

Klubi i Partizanit njoftoi të martën se arriti marrëveshjen me klubin suedez AIK për transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese, Jasir Asani. Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, do të kalojë në formë huazimi te klubi suedez duke filluar nga muaji janar i vitit 2020. Në përfundim të kontratës së huazimit, klubi suedez do të ketë dhe të drejtën për të blerë kartonin e futbollistit.  

“Klubi njofton sot arritjen e marrëveshjes së transferimit të Jasir Asanit drejt ekipi suedez AIK. Mesfushori me tipare sulmuese do të kalojë në formulën e huazimit te klubi suedez nga Janari 2020. Klubi i AIK njëkohësisht do të ketë edhe të drejtën e blerjes së kartonit të Asanit në fund të sezonit. 24 vjeçari do të jetë në dispozicion të kampionëve të Shqipërisë edhe për dy ndeshjet e radhës ndaj Teutës dhe Vllaznisë, për të vijuar më pas aventurën e tij të re në kampionatin suedez”.

“Performanca mjaft pozitive e Asanit në radhët e të kuqve, me të cilët u shpall edhe kampion i Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane për të përfituar shërbimet e tij, por insistimi i vazhdueshëm i AIK rezultoj edhe oferta më konkrete dhe më e mirë për Asanin dhe Klubin. Klubi dëshiron të falënderoj Jasir Asanin për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe dhe i uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re”, shkruan Partizani.

Bërtet “kam bombë”, policia plagos të dyshuarin, alarmi rezulton fals

Policia e Suedisë ka qëlluar një person të dyshuar si terrorist, i cili po bërtiste në rrugë se kishte një bombë. I dyshuari tha se do të hidhte në erë stacionin e trentin në qytetin e Malmos, duke çuar në ndërhyrjen emergjente të policisë, që e kanë plagosur në të dyja këmbët.

Pas kontrolleve të imtësishëm në stacionin e trenit nuk kishte asnjë bombë, duke rezultuar në një alarm fals.

Assange shënon fitoren e parë ligjore

Julian Assange ka shënuar fitoren e tij të parë ligjore që pas arrestimit nga policia britanike. Një gjykata në Suedi ka refuzuar një kërkesë për të arrestuar themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange mbi një hetim për sulm seksual në 2010. Vendimi i Gjykatës së Rrethit Uppsala nuk ka pranuar të lëshojë një urdhër arresti ndërkombëtar për Assange dhe të kërkonin ekstradimin e tij nga Mbretëria e Bashkuar në Suedi. Gjykata tha se prokurorët mund të vazhdonin hetimet e tyre në lidhje me ngjarjen, por tha se paraburgimi nuk do të ishte proporcional.

Assange i mohon këto akuza dhe kaloi 7 vjet në ambasadën e Ekuadorit në Londër, për t’ju shmangur një ekstradimi të tillë. Shtetet e Bashkuara po ashtu kërkojnë ekstradimin e Assanges, nën akuzat e publikimit të informacioneve të klasifikuara.

Musinen e vranë komunistët, mbesa europarlamentare

Arba Kokalari është shqiptarja e parë që fiton një karrige në Parlamentin Europian, megjithëse si përfaqësuese e Suedisë.

Arba Kokalari e ka njoftuar fitoren e saj në Facebook, ku ka postuar foto të shumta dhe ka marrë urime nga të gjithë, edhe nga miq shqiptarë që i bëjnë thirrje të ngrejë zërin për Shqipërinë në PE.

Arba Kokalari kandidoi për partinë Moderaterna në Suedi, që është pjesë e Partive Popullore Europiane, pra të spektrit të djathtë. Partia e saj fitoi 17.6% të votave, dhe do të përfaqësohet me 4 deputetë në parlamentin europian. Mes tyre dhe Arba Kokalari që është shqiptarja e parë që fiton një vend në Parlamentin europian.

Mësohet se ajo është mbesa e Musine Kokalarit e njohur si antikomuniste dhe e persekutuar nga regjimi i Enver Hoxhës.

Ndërkaq dy shqiptaret e tjera që garonin në zgjedhjet europiane nuk patën fat të fitonin. Kështu Geri Balla humbi, megjithëse Partia Demokratike në Itali doli mirë në zgjedhje. Ndërsa Eda Gemi, pati të njejtin fat si partia e saj Pasoku në Greqi e cila pësoi rënie.

JUST NU: Moderaterna tar ett fjärde mandat och jag har kommit in i Europaparlamentet! 🌟 TACK till ALLA som har kämpat för Moderaterna och mig! 🎉💙Ⓜ️ #revansch

Gepostet von Arba Kokalari am Sonntag, 26. Mai 2019
Skip to toolbar