Jasir Asani transferohet në Suedi

AKTUALITET


Klubi i Partizanit njoftoi të martën se arriti marrëveshjen me klubin suedez AIK për transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese, Jasir Asani. Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, do të kalojë në formë huazimi te klubi suedez duke filluar nga muaji janar i vitit 2020. Në përfundim të kontratës së huazimit, klubi suedez do të ketë dhe të drejtën për të blerë kartonin e futbollistit.  

“Klubi njofton sot arritjen e marrëveshjes së transferimit të Jasir Asanit drejt ekipi suedez AIK. Mesfushori me tipare sulmuese do të kalojë në formulën e huazimit te klubi suedez nga Janari 2020. Klubi i AIK njëkohësisht do të ketë edhe të drejtën e blerjes së kartonit të Asanit në fund të sezonit. 24 vjeçari do të jetë në dispozicion të kampionëve të Shqipërisë edhe për dy ndeshjet e radhës ndaj Teutës dhe Vllaznisë, për të vijuar më pas aventurën e tij të re në kampionatin suedez”.


“Performanca mjaft pozitive e Asanit në radhët e të kuqve, me të cilët u shpall edhe kampion i Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane për të përfituar shërbimet e tij, por insistimi i vazhdueshëm i AIK rezultoj edhe oferta më konkrete dhe më e mirë për Asanin dhe Klubin. Klubi dëshiron të falënderoj Jasir Asanin për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe dhe i uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re”, shkruan Partizani.




Skip to toolbar