Pas 30 qershorit, e dredh Taulant Muka. Tani i qepet… Lul Bashës

Zëvendës ministri dy-javor Taulant Muka pas zgjedhjeve të 30 qershorit ka nisur te merret me kreun e PD-së Lulzim Bashën. Ai ka publikuar vetëdeklarimin e Bashës pranë KQZ-së dhe ngre dyshime se ku e ka mbaruar Basha masterin, pasi në kohën kur ai thotë se studionte në Holandë, në të vërtetë punonte në Kosovë.

“A mund të na tregojë Lulzim Basha se si e ka mbaruar masterin e presupozuar në Utrecht në 2005, kur sipas formularit që ka dorëzuar vetë në KQZ, në vitet 2000-2004 ka jetuar ne Kosovë dhe më pas në Shqipëri? Dua t’ju kujtoj se Lulzim Basha nga viti 1993-1999 ka marrë certifikatën për mbylljen e një viti akademik në “Ligjin Holandez”. Sistemi i Bolonjës u implementua në vitin 2002 në Holandë, e rrjedhimisht studimet master kane qenë 5 vjeçare. Pyetja që lind është: a ka mbaruar studimet z. Basha në Holandë apo diku tjetër?! Dhe a është kjo arsyeja pse opozita sot hesht për skandalet e publikuara deri me sot me diplomat fallco të politikanëve dhe një pjesë të stafeve akademike?!”, shkruan Muka.

Kujtojmë se vetë Muka u emërua si zëvendës ministër i Arsimit pasi denoncoi se ish ministri i atëhershëm Ervin Demo kishte bërë plagjiaturë për temën e masterit. Fill pas këtij denoncimi Muka u emërua zëvendësministër. Por ai nuk qëndroi më gjatë se 2 javë në atë post. I vetë quajtur shkencëtar, Muka shpërtheu në akuza të ashpra kundër qeverisë dhe ministrisë së arsimit dhe që atëherë ai merret me denoncime diplomash. Por duket se e ka taktikë pune, sulmon për të fituar më pas një post. Mjeku Muka që s’ka punuar asnjë ditë në profesion, tani i ka kthyer sytë nga Basha. Të shohim çdo marrë nga ai.

A mund te na tregoje Lulzim Basha se si e ka mbaruar masterin e presupozuar ne Utrecht ne 2005, kur sipas formularit qe…

Gepostet von Taulant Muka am Donnerstag, 11. Juli 2019
Skip to toolbar