Pavarësisht protestave të nxituara nga PD, Kryebashkiaku
Veliaj nuk është tërhequr nga premtimi për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar. Veliaj
tha së ndërtimi i teatrit është një angazhim i panegociueshëm i tij dhe se
Tirana e së ardhmes e meriton një projekt të tillë.
“Teatri do të bëhet, ky është një angazhim
edhe një përkushtim i pazëvendësueshëm e i panegociueshëm. Të gjithë ata që
mundohen të bllokojnë këtë proces më kujtojnë se janë i njëjti grup që kanë
qenë edhe tek lodrat te liqeni, edhe te Pazari i ri, edhe kur kemi ndërtuar
shkollat, edhe kur ndërtuam bulevardin, edhe kur punuam për zgjatimin e Lanës,
edhe kur bëmë Bulevardin e Kasharit. Pra, është i njëjti grup i cili shëtit dhe
thotë mos prek këtë, mos prek atë”, deklaroi ai.
Veliaj deklaroi se zgjedhjet e 30 qershorit
ishin edhe një referendum për atë që do të jetë Tirana e së nesërmes, ndërsa
siguroi se premtimet do të mbahen përpara se të plotësohen katër vitet. “Të
gjithë ata që kërkojnë një referendum, ne sapo bëmë një referendum, në datën 30
qershor. Edhe në lagje të tilla në atë referendum premtuam Teatrin, në atë
referendum premtuam edhe stolat. Një nga arsyet pse kthehemi në këtë
mikrohapësirë është sepse mbajtëm premtimin. Nuk do presim 4 vite me mbajt
premtimet në këtë lagje, por as nuk do presim 4 vite me mbajt premtimet për
Tiranën, siç është Teatri, siç është vazhdimi i Bulevardit deri në fund, siç
është Unaza e Madhe, dhe siç është zgjatimi i Lanës në të dyja drejtimet, si në
veri, si në jug, për t’u siguruar që Tirana e së nesërmes ka më shumë hapësirë,
por ka edhe më shumë infrastrukturë”, u shpreh kreu i Bashkisë.
Siç premtoi në zgjedhjet e 30 qershorit
kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, këndet e lojërave dhe hapësirat
çlodhëse për të gjitha grupmoshat po shtrihen në çdo lagje të qytetit. Së
fundmi, Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikualifikimin e një tjetër hapësire në
një nga lagjet më të vjetra në kryeqytet, pranë zonës së njohur si
ish-Restorant Durrësi, duke ndërtuar një kënd të ri lojërash për më të vegjlit
dhe vendosur stola e gjelbërim për më të rriturit.
Kryebashkiaku Veliaj inspektoi këndin e ri, ku
shprehu angazhimin që edhe në këtë mandat të dytë do të vijojë puna me
investime të tilla. “Aty ku vë dorë Bashkia e Tiranës, jo vetëm që del në
dritë, jo vetëm që është bërë më e pastër, por vjen jeta. Kur kemi kaluar në
këto lagje, thonë s’ka kalamaj, por kur ndërtohet një kënd lojërash, krejt papritur
dalin me qindra fëmijë. Shumë hapësira më përpara kanë qenë të zaptuara, me
ferra, ose me kioska. E di që për dikë që është mësuar t’i bjerë qylit 20-30
vjet, ndoshta nuk i vjen mirë kur ne ia pastrojmë, por ama duhet të kuptojmë që
përfitojnë qindra e qindra familje dhe fëmijë. Kështu që, për fëmijët ia vlen
çdo investim dhe çdo debat që mund të kemi për lirimin e një hapësire publike”,
tha Veliaj.
Teksa nënvizoi se Shqipëria nuk ka kohë për të
humbur, Veliaj garantoi qytetarët e Tiranës se puna do të vijojë pavarësisht
pakicave të zhurmshme që përpiqen të krijojnë pengesa