Të mërkurën një tjetër emër i është shtuar listës së artistëve që duan një teatër të ri e modern. Kryeministri Rama ka publikuar qëndrimin e aktores Elia Zaharia, vajzës së aktores së madhe Yllka Mujo dhe bashkëshortes së Princit Leka Zogu të Dytë.
Elia Zaharia shprehet se të gjithë artistët kërkojnë një tetar të ri e modern, pasi ai aktuali nuk përmbush asnjë lloj kushti. Zaharia u jep një mesazh të gjithëve që kanë ndërhyrë në mes të artistëve duke i përçarë duke u thënë se “ne të gjithë jemi teatri” dhe ndërtimi i një të riu është e domosdoshme. Kushdo që nuk e ka parë teatrin nga brenda thotë Elia Zaharia të shkoj t’i hedh një sy dhe do të bindet se pse atje duhet një i ri dhe modern me kushte evropiane.
ELIA ZAHARIA: Nuk mendoj se është mëkat të kërkosh parametra dhe kapacitete europiane për një teatër dinjitoz kombëtar. Nëse do qe e mundur të ndërtohet ky teatër i ri modern, dhe krahas tij të restaurohet apo rikonstruktohet ai ekzistues, kjo do të ishte një zgjidhje ideale dhe ne të gjithë do të ishim shumë të lumtur! Por sa reale është në kushtet e sotme kjo dëshirë e jona? A i përmbush godina e sotme këto parametra? Këtë përgjigje ata që e njohin sadopak teatrin në brendi e dinë. Ata që e kanë parë vetëm nga fasada apo në televizor, i ftoj ta vizitojnë. Për një gjë i siguroj të gjithë ata që i kanë ndarë me dashje artistët në “me ne ose kundra nesh” – nuk ka asnjë artist që nuk e do apo nuk i dhëmb Teatri Kombëtar, përkundrazi! Të gjithë jemi teatri!