Pas thirrjes në gjuhën turke të Macron, Erdogan zbut tonet dhe del me njoftimin e papritur për tensionet me Greqinë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, duket që i ka ulur tonet e larta dhe ka ndryshuar strategji përsa i takon mosmarrëveshjeve me Greqinë, në lidhje me kërkimet ne Mesdheun Lindor.

Dy postime në Twitter të Erdogan u bënë përshtypje të gjithëve, kur krejt papritur shkruan për zgjidhje diplomatike mbi situatën e krijuar, duke ulur tonet e lënë mënjanë demonstrimin e forcës.

“Turqia është një vend me histori mijëra vjeçare, shkruan ai në Twitter dhe shton se, pa dashur të krijojë probleme, do të vazhdojë t’i zgjidhë keqkuptimet me urtësi dhe mënyrë të kulturuar, duke marrë parasysh çdo kërkesë të sinqertë, me qëllim që t’i japë diplomacisë më shumë hapësire për zgjidhje nga te cilat të gjithë të dalin të fituar.

Postimet e presidentit turk në fakt duken si një përgjigje ndaj postimit të mëhershëm të presidentit francez, Macron, i cili i bënte thirrje Turqisë që të ulej në tryezë për një dialog të përgjegjshëm për t’i dhënë zgjidhje situatës.

Tensionet mes Kinës dhe SHBA-së, çfarë po ndodh mes dy superfuqive botërore

Kina thotë se po kryen stërvitje ushtarake pranë ngushticës së Tajvanit për të “mbrojtur sovranitetin e saj”.

Veprimet e Kinës po ndodhin pavarësisht se një zyrtar i lartë i SHBA-së po viziton Tajvanin. Stërvitjet që përfshijnë edhe të shtëna me zjarr, vijnë në mes të tensioneve në rritje midis Pekinit dhe Uashingtonit.

Janë për tu marrë shembull nga të gjithë! Ja dy shtetet me menaxhimin më të mirë të Covid-19

SHBA-ja ka lëvizur në drejtim të një mbështetjeje më të madhe për Tajvanin. Kina e konsideron Tajvanin e vet-qeverisur si një provincë të shkëputur.

Keith Krach është zyrtari i nivelit më të lartë nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së që viziton ishullin në dekada, raporton BBC.

Të premten, zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes të Kinës, Ren Guoqiang, akuzoi SHBA-në dhe Tajvanin për “përshpejtimin e bashkëpunimit, duke shkaktuar shpesh shqetësime”, megjithëse ai nuk bëri asnjë referencë për vizitën.

Ai u tha gazetarëve se “përdorimi i Tajvanit për të kontrolluar Kinën” mbetet vetëm një dëshirë.

Uashingtoni tha se Krach, i cili është nënsekretar amerikan i çështjeve ekonomike, po vizitonte Tajvanin për të marrë pjesë në një shërbim përkujtimor për presidentin e ndjerë Lee Teng-hui.

Më vonë të premten ai është planifikuar të takojë presidentin e Taivanit, Tsai Ing-wen.

Megjithëse SHBA-ja nuk ka një marrëdhënie zyrtare diplomatike me Tajvanin, Akti i Marrëdhënieve me Tajvanin i vitit 1979 e lejon atë të shesë armë në ishull dhe e angazhon për “marrëdhënie të ngushta”.

Vizita vjen në një kohë që marrëdhëniet SHBA-Kinë kanë rënë në pikën e tyre më të ulët ndër vite.

Të dy kombet janë përfshirë në një luftë tregtare që nga viti 2018, pastaj u përleshën për pandeminë e koronavirusit dhe shkëmbyen akuza për spiunazh.

Marrëdhëniet e tensionuara kanë ndikuar gjithashtu në fusha të tjera, duke përfshirë një goditje që SHBA-ja ka ndërmarrë ndaj firmave të teknologjisë kineze heqjen e vizave për studentët kinezë.

Më herët, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u bëri thirrje vendeve aleate të kundërshtojnë aspiratat “hegjemoniste” të Partisë Komuniste të Kinës, shkruan REL.

“Bota e lirë duhet të triumfojë mbi këtë tirani të re”, ka thënë Pompeo./realstory.al

Irani shpall terroriste forcat amerikane

Lideri i Gardës Revolucionare të Iranit kërcënoi të martën se “do t’i vinte flakën” vendeve që Amerika donte aq shumë, duke nënkuptuar Izraelin. Hossein Salami u zotua para mijëra personave që ishin mbledhur në Kerman, vendlindjen e gjeneralit të vrarë Qassem Soleimani.

“Do të hakmerremi. Do t’i vëmë flakën një vendi që ata pëlqejnë aq shumë dhe të gjithë e dimë se ku është ai vend”, tha Salami ndërsa turma bërtiste “Vdekje Izraelit”.

Ndërkohë, Parlamenti iranian miratoi një ligj sipas të cilit të gjitha forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara konsiderohen si terroriste.

Në këtë përcaktim përfshihen të gjithë punonjësit e Pentagonit dhe organizatave të lidhura me të, por edhe efektivët dhe komandantët që urdhëruan vrasjen e Soleimanit.

Ligjvënësit iranianë gjithashtu votuan për të kaluar rritur me 200 milionë euro fondet e forcave Quds, të cilat drejtonte Soleimani, për të përmirësuar fuqinë e tyre mbrojtëse.

Përplasjet fizike te teatri, tërhiqet policia, artistët kërkojnë referendum

Tensionohet situata tek Teatri Kombëtar ku që prej mëngjesit të mërkurës po protestohet për të ndaluar prishjen e tij. Një grup artistësh dhe qytetarësh kanë vendosur të mos lejojnë prishjen e teatrit dhe kërkojnë restaurim të tij, por jo ndërtimin e një godine të re. Gjatë pasdites situata është tensionuar ku ka pasur një moment përplasje për disa minuta mes policisë dhe qytetarëve. Qytetarët kanë tentuar të çajnë gardhin e policisë, e vendosur më herët për të mos i lejuar ato të hyjnë brenda.

21:40/ Policia largohet nga teatri, artistët futen brenda godinës

Forcat e Policisë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë larguar rrethimin që kishin vendosur rreth godinës së teatrit Kombëtar. Policia dhe FNSH kanë lejuar qytetarët aktivistë dhe artistët të hyjnë brenda godinës së teatrit dhe janë larguar fare nga ambientet e saj për të mos shkaktuar më tensione. Në teatër mungon energjia elektrike, ndërsa arritët vijojnë qëndresën e tyre me elektrikë në duar.

20:30/ Protestuesit çajnë gardhin metalik, hidhet spraj djegës

Situata ka vijuar të tensionohet mes policisë dhe artistëve dhe qytetarëve mbështetës ndaj kauzës së teatrit Kombëtar. Pas përplasjeve fizike, qytetarët kanë mundur të çajnë gardhin e policisë, e cila ka reaguar duke hedhur spraj djegës në drejtim të tyre. Për pasojë  një nga qytetarët është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat për disa minuta. Në ndihmë të tij erdhën qytetarët.

19:35/ Artistët përplasen me policinë, kërkojnë referendum për teatrin

Qytetarët kanë tentuar të largojnë gardhin dhe të gjuajnë me shishe plastike në drejtim të policisë ndërsa është dashur ndërhyrja e FNSH për normalizimin e situatës. Tensionet ndodhën gjatë kohës që ishte duke folur aktori Neritan Liçaj, i cili u bëri thirrje qytetarëve për mbështetje për të çarë rrethimin e policisë para teatrit. Liçaj gjithashtu bëri thirrje që kjo çështje të shkojë në referendum dhe atëherë të flasë “pakica” duke i dërguar këtu një mesazh kryeministrit Rama, i cili tha më herët se “asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend”.

“Ju lutemi qytetarëve për mbështetje për të çarë rrethimin e policisë. Kemi edhe një mesazh për kryeministrin; Nuk mund të sulmosh artistët, kulturën me dhunë. Nëse mendon se ne jemi pakicë le të përballemi në referendum. Jemi të vendosur që të mos lejojmë qeverinë për shembjen e teatrit”. – tha Liçaj

Protesta mori një konotacion politik, pasi gjatë paradites ju bashkuan eksponentë dhe anëtarë të PD dhe të LSI, në krye të së cilëve ishte kryedemokrati Lulzim Basha. Ndërsa kreu i PD-së u duk sikur do të qëndronte gjatë me ta, në fakt ndenji vetëm një orë dhe më pas u largua me arsyetimin se kishte një drekë pune. Basha njoftoi se të enjten PD do të nënshkruaj një marrëveshje me përfaqësuesit e Alencës për mbrojtjen e Teatrit.

Skip to toolbar