Foto/ The Sun hap faqen e parë me “KOSOVO”, në vend të “O” vendos një zemër

Kosova pret të dielën në orën 18:00 Anglinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në takimin e fundit kualifikues të Euro 2020. Ndonëse humbi shansin për kualifikim nëpërmjet këtyre kualifikueseve, ndeshja me Anglinë pritet me mjaft entuziazëm në tokën dardane.

Interesi për këtë ndeshjes është i jashtëzakonshëm. Mediat britanike i kanë kushtuar një hapësirë të veçantë, ndërsa prestigjiozja “The Sun” hapte faqen e parë të gazetës sportive me kryetitullin “KOSOVO”, ku “O” e dytë e fjalës ishte zëvendësuar me simbolin e zemrës.

Një dëshmi se Anglia është një partnere e rëndësishme për Kosovën. Gjithë hapësira kryesore e gazetës britanike i është kushtuar kësaj sfide, ku Anglia vjen padyshim për të marrë tre pikët në ndeshjen e të dielës, duke mbajtur vendin e parë në Grupin A.

Edhe mediat e tjera britanike i kanë kushtuar rëndësi kësaj përballje, në faqet e para të gazetave. Kujtojmë se shumë nga përplasjet në këtë grup, janë shoqëruar me tensione e kore raciste, përplasje mes tifozësh, çka ka detyruar UEFA-n të dënojë skuadrën e Bullgarisë, Malit të Zi, që kanë qenë kundërshtarë të Anglisë dhe Kosovës në këto eleminatore.

The Sun

Parisi, Milano, apo Madridi? Jo! Britanikët zgjedhin Tiranën, e thotë “The Sun”

Turistët nga Britani e Madhe e kanë Tiranën destinacion të preferuar. Këtë e thotë prestigjiozja britanike “The Sun”, në një artikull ku rendit 10 vendet me prenotimet më të larta nga turistët britanik gjatë këtij viti. “Airbnb”, ka renditur dhjetë qytetet, kryesisht të panjohura, që kanë parë një rritje të madhe të prenotimeve në 12 muajt e fundit. Lviv në perëndim të Ukrainës, ka pasur prenotimet më të larta nga britanikët në 12 muajt e fundit.

Qytete të tjera, relativisht të panjohura, të gjitha me fluturime direkte nga Britania e Madhe, përfhiorë Tiranën, Katowice (Poloni), Kosice (Sllovaki), Kaunas (Lituani), Antalya (Turqi), Bari (Itali) dhe Alkmaar (Holandë), janë 7 nga dhjetë qytetet më të preferuara të britanikëve, që kanë zgjedhur t`i vizitojnë gjatë 12 muajve të fundit, duke e renditur Tiranën në vendin e dytë të preferencave.

Moska dhe Lisbona, janë destinacionet e vetme të njohura (si kryeqytete të rëndësishme), që plotësojnë dhjetë vendet e para. Ka disa arsye pse këto qytete janë përzgjedhur nga britanikët, si destinacione turistike. Gjithçka duket se lidhet me rënien e paundit dhe ekonomisë së familjeve në vendin ishullor, çka ka bërë që turistët të ‘gjuajnë’ destinacione të lira turistike.

Një shishe verë e mirë, një darkë apo drekë e shishjme, sistem transporti nga aerportoi në qytet dhe anasjelltas, vetura me qira, dhe shumë të tjera, bëjnë që turistët britanikë të zgjedhin Tiranën si vendin e dytë të udhëtimeve të tyre.

Skip to toolbar