Foto/ The Sun hap faqen e parë me “KOSOVO”, në vend të “O” vendos një zemër

AKTUALITET


Kosova pret të dielën në orën 18:00 Anglinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në takimin e fundit kualifikues të Euro 2020. Ndonëse humbi shansin për kualifikim nëpërmjet këtyre kualifikueseve, ndeshja me Anglinë pritet me mjaft entuziazëm në tokën dardane.

Interesi për këtë ndeshjes është i jashtëzakonshëm. Mediat britanike i kanë kushtuar një hapësirë të veçantë, ndërsa prestigjiozja “The Sun” hapte faqen e parë të gazetës sportive me kryetitullin “KOSOVO”, ku “O” e dytë e fjalës ishte zëvendësuar me simbolin e zemrës.


Një dëshmi se Anglia është një partnere e rëndësishme për Kosovën. Gjithë hapësira kryesore e gazetës britanike i është kushtuar kësaj sfide, ku Anglia vjen padyshim për të marrë tre pikët në ndeshjen e të dielës, duke mbajtur vendin e parë në Grupin A.

Edhe mediat e tjera britanike i kanë kushtuar rëndësi kësaj përballje, në faqet e para të gazetave. Kujtojmë se shumë nga përplasjet në këtë grup, janë shoqëruar me tensione e kore raciste, përplasje mes tifozësh, çka ka detyruar UEFA-n të dënojë skuadrën e Bullgarisë, Malit të Zi, që kanë qenë kundërshtarë të Anglisë dhe Kosovës në këto eleminatore.

The Sun



Skip to toolbar