Strakosha ka në dorë Champions-in e Lazios!

Lazio udhëton sot drejt Milanos, aty ku nesër do të përballet me Milanin në ndeshjen  e radhës të Serisë A. “La Gazzetta Dello Sport”, më shumë se sa ndeshjes që është e rëndësishme për të dyja ekipet, Milan dhe Lazio, i ka kushtuar vëmendje të veçantë portierit shqiptar, Thomas Strakosha. Ky i fundit kthehet përsëri në stadiumin dhe qytetin ku nisi debutimin në Serinë A në 20 shtatorin e vitit 2016.

Në atë ndeshje portieri i parë, Marchetti mungon, ndërsa Inzagi vendos t`i besojë një vend titullari Thomas Strakoshës, duke anashkaluar portierin e dytë Vargic. Një besim i tepruar i Inzagit, por që do të shpërblehej në vijim.

Ndonëse atë takim, Lazio e humbi me rezultatin 2-0 për Milanin, Thomas Strakosha nuk u vu në bankën e të akuzuarve. Që prej asaj dite filloi rritja, duke e bërë atë numrin një të Lazios. Ai nuk ka humbur asnjë minutë në ndeshjet e kampionatit të këtij sezoni, duke u bërë një element kryesor i ekipit të Inzaghit.

Humbja ndaj Spal dhe barazimi ndaj Sassuolos, kanë ngadalësuar ritmin e Lazios për të arritur zonën e Europës, duke lënë në hije performancën e ekipit, përfshirë dhe portierin. Megjithatë, në ndeshjen e dy javëve më parë kundër Interit në “San Siro”, Strakosha ishte ndër lojtarët kryesor në një sukses shumë të rëndësishëm jo vetëm për renditjen.

Strakosha ka bërë mirë në disa ndeshje në këtë stadium, përfshi këtu dhe në kualifikimin e Lazios në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Interit, ku tashmë do të përballet me Milanin më 24 prill, po në “San Siro”.

Dita e nesërme do të synojë t`i japë vazhdimësi Strakoshës me ndeshjet pozitive të lidhura me stadiumin ku ka bërë debutimin e tij në Serinë A. Perspektiva për të arritur Ligën e Kampionëve duke mundur Milanin, është në duart e tij. Në “San Siro”, strakosha bëhet një siguri shtesë, Inzaghi tani kërkon një konfirmim të ri.

Sherr në “San Siro”, Milan fiton ndaj Lazio-s (video)

Milan ka mundur Lazion në “San Siro” me rezultatin 1-0, me gol të shënuar nga Kessie nga pika e bardhë e penalltisë.

Skuadra e Gattusos ka marrë tre pikë të rëndësishme në luftën për të mbajtur vendin e katërt në renditjen e Serisë A, që të çon vitin e ardhshëm në Champions League.

Vendasit kanë dominuar takimin me mbajtjen e topit, ndërsa miqtë kanë pasur më shumë raste para portës, por pa arritur të finalizojnë si duhet.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim, ndërsa goli i vetëm i takimit dhe i fitores për Milanin ka ardhur në minutën e 79`.

Një shtyrje e Durmisit ndaj Musacchio-s  brenda zonës, e bën arbitrin të japë penallti. Kessie merr përsipër për të gjuajtur duke mposhtur Thomas Strakoshën, që në këtë rast nuk pati fat.

Mirëpo portieri shqiptar do të bënte një pritje spektakolare duke i mohuar një tjetër gol të sigurtë Milanit pak minuta më vonë.

Mirëpo në fund të takimit, pasi arbitri ka sinjalizuar përfundimin e ndeshjes, ka pasur një tension mes lojtarëve të të dyja skuadrave, që ka përfunduar vetëm me hyrjen e stafeve përkatëse në fushën e lojës.

Më i miri në fushë për Lazio-n, mediat vlerësojnë Strakoshën

Lazio u mund mbrëmjen e djeshme nga Milani në takimin e radhës të Serisë A, që në fakt vlente një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Megjithatë, gara ende nuk ka përfunduar dhe do të jetë e hapur deri në fund, për më tepër që Lazio ka një portier si Thomas Strakosha, i cili krijon gjithë garancinë e nevojshme se “Biancocelestet” do të luftojnë deri në javën e fundit për një vend mes katër më të mirëve.

Mbrëmjen e djeshme, pavarësisht humbjes me një penallti të kontestuar jo pak nga Lazio, skuadra e Inzaghit bëri një ndeshje të mirë, teksa portieri shqiptar, Thomas Strakosha, tregoi klasin e tij në shumë pritje.

Në fund të takimit ai fluturoi duke pritur ndalur një gol të sigurtë për Milanin, që mund ta çonte takimin në 2-0. Për këtë dhe shumë pritje të tjera, rrjeti i “Eurosport”, e ka vlerësuar portierin shqiptar me notën 6.5, nga më të lartat për lojtarët e Lazios.

“Në gjysmën e parë ai i thotë “jo” Çalhanoglusë, në gjysmën e dytë ndal Piatekun dhe Suson. Nëse Lazio mund të shpresojë deri në fund, kjo është falë tij”, shkruan “Eurosport”. Në të njëjtën linjë vlerësimi qëndrojnë dhe media të tjera në itali për portierin shqiptar.

Mediat: Strakosha te Tottenham

“Strakosha do të ndihmonte Tottenham të luftonte për titullin”

Thomas Strakosha është lidhur javët e fundi me një interes të klubit anglez të Tottenham. Portieri i kombëtares shqiptare, që aktualisht aktivizohet te Lazio në Serinë A, mund të jetë një nga transferimet e verës për klubin e Premier League. Pak ditë më parë, mediat italiane dhe ato britanike, shkruanin rreth interesit të Tottenham për portierin shqiptar të Lazios. Kushtu, skuadra nga veriu i Londrës, mund të ofronte deri në 33 milion euro për Thomas Strakoshën.

Ndonëse zyrtarisht është ende herët për të pasur një version nga palët, mediat vijojnë të reklamojnë këtë transferim. Në një analizë të sajtit “Soccer Souls”, e shtyn skaudrën e Tottenham drejt blerjes së portierit shqiptar. Në shkrim renditen disa fakte, mes të cilëve është mosha e portierit aktual të skuadrës angleze, Hugo Lloris, i cili është 32 vjeç dhe pranë përfundimit të karrierës. “Pochettino duhet të bëjë një lëvizje për Thomas Strakoshën”, shkruan fillimisht “Soccer Souls”, ndërsa vijon duke bërë një analizë të paraqitjes së portierit shqiptar këtë sezon me Lazion.

Mauricio Pochettino, trajneri aktual i Tottenham

“24 vjeçari ka qenë i shkëlqyer për klubin e Lazios, duke ardhur nga rradhët e të rinjve. Ai ka qenë i patëmetë për Lazion, duke luajtur çdo ndeshje të këtij sezoni, ndërsa ka qenë pushim në vetëm katër takime të Ligës së Europës. Atalanta, Roma, Sampdoria dhe Torino janë të gjithë në garë për një vend në kupat e Europës, me vetëm tre pikë diferencë që ndajnë Torinon dhe Lazion. Thomas Strakosha ka qenë pjesë kyçe e kësaj beteje dhe si rezultat, nuk është befasi që Tottenham të jetë pas tij”-shkruan “Soccer Souls”.

Më tej, në artikull i kushtohet vëmendje pikërisht gjendjes së portierit aktual të Tottenham, kampionit të Botës me Francën, Hungo Lloris. “Skuadra nga veriu i Londrës, është larguar nga lufta për titull në ndeshjet e fundit, pas humbjeve me Southampton, Liverpool, Chelsea dhe Burnley, duke bërë kështu që Tottenham të braktisë ndjekjen e Liverpool dhe City.

Rekordi i mbrojtjes ka qenë i tmerrshëm këtë sezon dhe ndeshja ndaj Liverpool e tregoi këtë. Rënia e Lloris ka qenë e ndjeshme këtë sezon. Tottenham ka nevojë për një portier të ri dhe nëse vjen dikush i talentuar si Thomas Strakosha, patjetër që do rriten shanset e tyre”-shkruan ndër të tjera “Soccer Souls”.

Skip to toolbar