Sherr në “San Siro”, Milan fiton ndaj Lazio-s (video)

Më të fundit


Milan ka mundur Lazion në “San Siro” me rezultatin 1-0, me gol të shënuar nga Kessie nga pika e bardhë e penalltisë.

Skuadra e Gattusos ka marrë tre pikë të rëndësishme në luftën për të mbajtur vendin e katërt në renditjen e Serisë A, që të çon vitin e ardhshëm në Champions League.


Vendasit kanë dominuar takimin me mbajtjen e topit, ndërsa miqtë kanë pasur më shumë raste para portës, por pa arritur të finalizojnë si duhet.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim, ndërsa goli i vetëm i takimit dhe i fitores për Milanin ka ardhur në minutën e 79`.

Një shtyrje e Durmisit ndaj Musacchio-s  brenda zonës, e bën arbitrin të japë penallti. Kessie merr përsipër për të gjuajtur duke mposhtur Thomas Strakoshën, që në këtë rast nuk pati fat.

Mirëpo portieri shqiptar do të bënte një pritje spektakolare duke i mohuar një tjetër gol të sigurtë Milanit pak minuta më vonë.

Mirëpo në fund të takimit, pasi arbitri ka sinjalizuar përfundimin e ndeshjes, ka pasur një tension mes lojtarëve të të dyja skuadrave, që ka përfunduar vetëm me hyrjen e stafeve përkatëse në fushën e lojës.




Skip to toolbar