Stambolli “mëkaton” për Liverpool-Chelsea, lokalet shtojnë rezervat e birrës dhe alkolit

Të mërkurën në “Vodafonë Arena” në Stamboll do të luhet finalja e Superkupës së Europës mes Liverpool dhe Chelsea. Tifozët anglez kanë vërshuar prej ditësh në rrugët e Stambollit, teksa presin me padurim përballjen mes ekipeve të tyre të zemrës. Ndërkohë, pronarët e bareve dhe lokaleve në qytetin më të madh të Turqisë, ku do të zhvillohet ndeshja Superkupës së Europës, kanë marrë masa për të ‘plotësuar’ dëshirat e tifozëve britanik. “Ne kemi shumë rezerva birre. Jemi të lumtur për këtë ndeshje”, ka thënë Dogan Ozdemir një pronar bari afër stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja mes Liverpool dhe Chelsea.

Pronarët e lokaleve nuk duan të kapen ‘mat’ nga tifozët anglez, të cilët në vitin 2005 pushtuan lokalet dhe baret e stambollit, pasi Liverpool fitoi në finalen e Champions League kundër Milanit, pas gjuajtjeve të penalltive. Pas kësaj fitoreje, asokohe tifozët e Liverpool ‘pushtuan’ baret e Stambollit, duke konsumuar birrë e pije të tjera alkolike pafund. Mirëpo pronarët e lokaleve nuk ishin pregatitur për  një gjë të tillë në vitin 2005.

 “Ne filluam të shisnim çdo gjë që kishim, u mbarua birra, u dhamë uiski, u mbarua uiski, u dhamë atyre vodka, kur mbaroi vodka, u dhamë xhin dhe në fund ata po pinin raki”, tha pronari i lokalit në Stamboll, që tashmë kërkon që të jetë i përgatitur për të plotësuar kërkesat e tifozëve anglez për pije alkolike. Për këtë ndeshje, Liverpool raportohet të ketë marrë 5973 bileta ndërsa Chelsea ka kërkuar 1314. Stadiumi i Besiktas ka një kapacitet prej 41 mijë vendesh.

Për ndeshjen e së mërkurës janë marrë masa të shumta sigurie, për të parandaluar incidente mes tifozëve. Autoritetet kanë përcaktuar edhe lagjet kryesore të jetës së natës, ku pas ndeshjes tifozët do të mund të festojnë. Ato janë pranë stadiumit “Vodafonë Park Arena”. Ndërkohë, guvernatori i Stambollit ka lëshuar një deklaratë ku detajon masasat e sigurisë që do të zbatohen për këtë ndeshje, përfshirë dhe ndalimin e trafikut në arteriet kryesore që të çojnë në stadium. Gjithashtu, janë ngritur ekipe për urgjencën mjekësore që do të jenë në dispozicion të çdo situate emergjente.

Skip to toolbar