Me Kukësin, Teutën dhe Laçin që u likuiduan në bllok nga turi i dytë në Europa League, Tirana mbetet ekipi i vetëm shqiptarë prezent në turneun e dytë më të rëndësishëm në kontinentin e vjetër.
Në Nion të Zvicrës, bardheblutë njohën rivalin e tyre në fazën play-off. Goglat i rezervuan ekipit kryeqytetas ekipin e Joung Boys.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, Tirana
zyrtarizoi të dielën mesfushorin Lancient Sidibe. 23-vjeçari, që më parë ka
luajtur për disa klube në Superligë, si Teuta dhe Flamurtari, do të jetë
futbollist i Tiranës deri në fund të këtij sezoni. Ai është huazuar te
bardheblutë nga skuadra e Besëlidhjes.
“Mesfushori nga Guinea, Lancinet Sidibe është
prezantuar sot zyrtarisht si lojtar i Tiranës. 23-vjeçari i huazuar nga skuadra
e Besëlidhjes ka nënshkruar kontratë deri në përfundim të sezonit. Më parë
Sidibe ka luajtur edhe me ekipet e Teutës dhe Flamurtarit në Kategorinë
Superiore”, shkruan Tirana në njoftimin zyrtar.
Sidibe është afrimi i parë për merkaton e
dimrit te Tirana, pasi gjatë janarit skuadra bardheblu ka vendosur të mos
shpenzojë shumë. Megjithatë, Sidibe do të jetë një armë shtesë për trajnerin
Egbo, që synon të rikthejë titullin kampion te bardheblutë.
Për herë të parë
në vendin tonë, do të pilotohet shërbimi vullnetar i zjarrfikësve. Lajmin e dha
kryebashkiaku Erion Veliaj, që priti në një takim Presidentin e shoqatës Austri
Shqipëri, Wolfgang Grossruck, si dhe një grup ekspertësh për të ndihmuar jo
vetëm në hartimin e një legjislacioni që mbështet shërbimin vullnetar të
zjarrfikësve dhe në zbatimin e tij.
“Jam shumë i
lumtur që një mik i Shqipërisë, z. Grossruck, por edhe një ish-kryetar bashkie
dhe një politikan karriere, që drejton shoqatën tonë të miqësisë, na ka sjellë
disa nga kolegët me më shumë eksperiencë në çështjet e zjarrfikësve”, u shpreh
Veliaj.
Presidenti i
shoqatës Austri-Shqipëri, Wolfgang Grossruck u shpreh se Tirana ka ndryshuar
shumë që nga vizita e tij e parë, duke përgëzuar kryebashkiakun Veliaj për punën.
“Mendoj se është
e domosdoshme, jo vetëm për sigurinë dhe luftën kundër zjarrit, por gjithashtu
edhe për shoqërinë civile. Ne do të bëjmë më të mirën tonë, si dhe shpresojmë
dhe jemi të bindur që do të na mbështesni me gjithë forcën tuaj. I uroj
qytetarët e Tiranës, kam qenë këtu 25 vjet më parë dhe qyteti është zhvilluar
në mënyrë të jashtëzakonshme. Ju uroj më të mirën për të ardhmen”, tha
Grossruck.
Tirana është duke zhvilluar minifazën përgatitore
të dimrit në Antalia të Turqisë. Të shtunën skuadra bardheblu luajti takimin e
dytë miqësor i programuar për këtë fazë përgatitore. Bardheblutë luajtën kundër
skuadrës hungareze Mezokovezdit, duke e mundur minimalisht me rezultatin 1-0. Goli
u shënua nga mesfushori Elton Cale në pjesën e dytë.
Me fitoren e të shtunës, duket se skuadra i
dha të tjera sinjale pozitive trajnerit Emanuel Egbo. Ai hodhi në fushën e lojës,
që nga minuta e parë, disa futbollistë që kanë ardhur nga radhët e akademisë. Duket
se Egbo po projekton një Tiranë ndryshe për pjesën tjetër të sezonit, me
objektivin për të fituar titullin kampion.
Kjo ishte ndeshja e dytë miqësore në Turqi,
pas sfidës së tre ditëve më parë ndaj Alaniasporit, që e fitoi skuadra turke me
rezultatin 2-1. Tirana do të vijojë të qëndrojë edhe disa ditë në Turqi, ndërsa
ka planifikuar të zhvillojë dhe një tjetër takim miqësor, para se të kthehet për
në Shqipëri.
Kryetari
i Bashkisë së Tiranës ishte i pranishëm të enjten në mbjelljen e 100 pemëve në
Lumin e Tiranës. Ai tha se gjatë Lumit të tiranës do të mbillen 30 mijë pemë. “Projekti që kemi më shumë përzemër është
projekti i Tiranës me Pyllin Orbital. Shumica e qytetarëve ia kanë parë dukun
punës dhe përpjekjes tonë në mandatin e parë për mbjelljen e pemëve në Tiranën
Jugore, pra në zonën e Liqenit, përgjatë Unazës së Re, nga Fabrika e Miellit e
deri te rrethrrotullimi i Farkës. Pjesa e Liqenit e çliruar nga zaptimi është
gjëlberuar, por tani ka ardhur koha të shohim të njëjtën punë dhe cilësi në
këtë mandat të dytë në Tiranën Veriore”, tha Veliaj.
Ai
shtoi se nga projekti i Lumit të Tiranës përfitojnë katër njësi administrative,
të cilat do të kenë më shumë gjelbërim. “Projekti për rehabilitimin e Lumit të
Tiranës u bë jo vetëm për të mbrojtur nga përmbytjet njësitë 4, 8, 9 dhe 11 –
ka 3 vjet që nuk e dëgjojmë më fjalën përmbytje te Bregu i Lumit – por, ka
ardhur koha të investojmë me gjelbërim. Do të mbjellim 30 mijë pemë përgjatë
gjithë Bregut të Lumit. Do të jetë praktikisht një lloj parku linear, siç është
buza e Liqenit të Tiranës përgjatë autostradës”, u shpreh kryebashkiaku.
Veliaj
tha se Tirana nuk ka më kohë për të humbur dhe ky është momenti i duhur për të
ecur përpara. Ai shtoi se disa parti politike të rëna vakti nuk mund ta mbajnë
peng Tiranën me kauza false. “Sot prishëm ndërtimet e fundit pa leje te
“Shqiponja” dhe besoj u provua për të gjithë se ajo ishte një kauzë false e
disa partive të rëna nga vakti, të cilat nuk mund ta mbajnë më peng Tiranën.
Tirana mbush 100 vjeç këtë vit dhe nuk mund të vazhdojmë pas 100 vitesh me të
njëjtat biseda që kishte mbreti Zog me arkitektët për të ndërtuar një rrugë apo
një Bulevard. Pas 100 vjetësh, të gjitha forcat politike duhet të thonë: Jepi
gaz, të ecim sa më shpejt, jo të bllokojmë dhe të mbajmë peng. Humbëm një vit shumë
të çmuar te zona e Astirit, por tani që ai mit ra bashkë me ndërtesën e fundit
pa leje, kur janë akomoduar dhe shpronësuar të gjithë, besoj se është një
moment shumë i mirë për të thënë se Tirana do ecë përpara”, shtoi ai.
Kryebashkiaku
shprehu bindjen se këtë mandat do të bëhet edhe mbyllja ceremoniale e
Bulevardit të Ri të Tiranës, me një shesh të madh fundor – një projekt
fantastik që do të lërë gjurmë. “Jam shumë krenar për këtë sepse kemi një
projekt fantastik; jemi në fazën e financimit dhe më pas do të fillojmë me
fazën e zbatimit. Ajo që lipset është të fillojmë me 100 pemët e para të
rritura. Duhet të vazhdojmë përditë në këtë segment, deri në mars-prill kur
është periudha e mbjelljeve”. Ndaj, ai u bëri thirrje qytetarëve dhe kompanive
të ndryshme që t’i bashkohen nismës së Bashkisë së Tiranës për shtimin e
gjelbërimit, duke mbjellë pemë të reja për çdo ditëlindje a përvjetor.
Tirana është
një nga ekipet më aktive në merkato. Në fakt, nga klubi bardheblu janë larguar
dy futbollistë, Eni Imami dhe Dorjan Kërçiku. Por, në vend që skuadra të
shpenzojë para për të blerë futbollsitë të tjerë, Tirana po ndjek një tjetër
strategji. Në fakt, klubi bardheblu po afron në ekipin e parë talente nga
Akademia e saj.
Strategjia
që nisi me Muçin, Çelhakën apo Ismailgecin, është vijuar këtë të hënë me Andri
Stafën. Një tjetër talent i rritur në Akademinë e Tiranës është bashkuar me
ekipin e parë. Të hënën klubi bardheblu njoftoi se kishte nënshkruar një
kontratë profesionale për 3 vite me Andri Stafën, duke u bërë afrimi i katërt
nga lojtarët e akademisë.
Mesfushori
është vetëm 17 vjeç dhe stërvitej prej një viti me ekipin e parë, ndërsa luante
me U19. Pas firmës në kontratë, Stafa është bashkua me ekipin e parë në
Antalia. Ky ndryshim krusi i Tiranës erdhi menjëherë sapo në skuadër u emërua
Emanuel Egbo trajner i parë. Ish-portieri u krijoi hapësira futbollitëve të
akademisë në ekipin e parë, madje Muçi është shndërruar edhe në golashënues për
Tiranën.
Mbrojtësi
Eni Imami mbylli zyrtarisht aventurën te skuadra e Tiranës. Futbollisti njoftoi
të hënën se largohet nga klubi bardheblu, pjesë e të cilit ishte për një gati
dy sezone. Imami shkruan se shkëputja e bashkëpunimit mes tij dhe Tiranës është
bërë me konsensus nga të dyja palët.
“Nga
sot zyrtarisht nuk jam më pjesë e klubit të futbollit Tirana. Një marrëveshje që
është ndërprerë me mirëkuptimin nga të dy palët. Me këtë rast gjej dhe mundësinë
të falënderoj presidentin, trajnerët, Ze Maria dhe Ardi Mema që patën besin tek
unë. Më dhanë mundësinë të luaj për ekipin e qyteti tim.
Në fund
një falënderim për tifozët e Tironës që pavarësisht se s`kemi dhënë pritshmërit
që ata duan, kurrë s`na kanë lënë vetëm. Uroj që etyrat e mia në fushë për 1
vit e gjysëm ti kem zbatuar mësëmiri. Nëse diçka e kam bërë gabim kërkoj falje,
por asnjëherë se kam bërë me dashje. Ju faleminderit dhe mirupafshim, ishte
bukur për aq sa zgjati”, shkruan Imami.
Ai bëhet
futbollisti i dytë që largohet nga Tirana, pas Dorjan Kërçikut, që tashmë
firmosi me skuadrën e Bylis në Ballash. Ndërkohë, Eni Imami nuk ka bërë të
ditur se ku do të jetë destinacioni i tij i radhës.
Tirana
u jep fund pushimeve të shtunën, duke u nisur për të kryer fazën përgatitore në
qytetin turistik turk, Antalia. Klubi bardheblu njoftoi të premten se grupi i
lojtarëve së bashku me stafin teknik, do të nisen të dielën për në Antalia, ndërsa
të shtunën do të kryejnë një seancë stërvitore në kompleksin stërvitor “Skënder
Halili”.
Në
Turqi, Tirana do të qëndrojë dy javë nën drejtimin e trajnerit Emanuel Egbo. Gjatë
përgatitjeve dimërore për rifillimin e kampionatit, Tirana ka planifikuar edhe
zhvillimin e disa ndeshjeve miqësore. Kështu, takimi i parë do të jetë në datën
8 janar kundër ekipit turk të Alaniaspor.
Takimi
i dytë do të zhvillohet ndaj hungarezve të Mezokovezdi ndërsa në datën 15 janar
do të luaj kundër Korona Kielce nga Polonia. Këto ndeshje do ti shërbejnë
trajnerit Egbo për të kolauduar ekipin për rinisjen e kampionatit. Ndërkohë, në
Turqi pritet të udhëtojnë dhe ekipe të tjera të Superligës, teksa Partizani dhe
Kukësi e kanë konfirmuar deri më tani.
Tirana
paraqitet me nivelin më të lartë të presionit mbi degradimin e tokës, kryesisht
prej ndërtimeve pa kontroll, shtimit të popullsisë dhe erozionit, thuhet në një
studim të fundit të Programit të Kombeve të Bashkuara në vendin tonë për masat
dhe mjetet që duhen marrë kundër ndikimeve negative të klimës në mjedis.
Tirana
dhe Durrësi janë vlerësuar me normën më të lartë të rrezikut për shkak se
dyndjet e popullsisë nga qytetet e tjera janë bërë jashtë kontrollit të
shtetit.
Urbanizimi
i shpejtë dhe i pakontrolluar, që po bëhet jashtë ndikimit të shtetit, i përkeqëson
kushtet e përdorimit të qëndrueshëm të tokës. Me vonë, në rast fatkeqësish
natyrore, popullsia e këtyre qyteteve pëson edhe demet më të mëdha.
Gjithashtu
Tirana dhe Durrësi vlerësohen me një rrezik të lartë për ndërtimet jashtë
kontrollit në raport me planet urbanistike.
Qytete
e Shkodrës dhe të Lezhës paraqiten më të nivelet më larta prej përmbytjeve dhe
rrëshqitjeve të tokës, të shtyra dekadat e fundit edhe nga ndryshimet
klimaterike.
Shkodra
dhe Lezha gjithashtu kategorizohen si qarqet me rrezikun më të lartë për
humbjen e biodiversitet nga ndryshimet e klimës.
Ndërsa
qarku i Kukësit klasifikohet si më i rrezikuari nga degradimi masiv i tokës prej
largimit masiv të popullsisë.
Rezultatet
specifike të monitorimit të erozionit në basenin e Ulzës treguan se tashmë 31%
e rezervuarit është e mbushur me sediment, me një pjesë të konsiderueshme të
depozitimit, që ndikon kapacitetin funksional të HEC-ve. Pyjet janë
mbizotëruese në Ulzë me vetëm 43% të sipërfaqes totale, ndërsa 30.3% është e
ekspozuar ndaj erozionit të tokës.
Gjithashtu
baseni i Bovillës është i rrezikuar nga erozioni, pasi rajoni është i banuar
nga 9 fshatra, të cilat kanë ndihmuar në degradimin e pyjeve me shkurre të
kombinuara me kullota.
Degradimi i mbulesës së bimësisë që vlerësohet nga imazhet satelitore është në rangun prej 12% deri në 22%. Pjesët e poshtme janë më të shfrytëzuara nga aktivitetet bujqësore dhe blegtorale, bimësia degraduese natyrore. Studimi i PNUD cilëson se sidoqoftë, cilësia e ujit ndikohet nga mbeturinat e njerëzve dhe plehrat e kafshëve që arrijnë në rrjedhat e poshtme në kohë reshjesh./Monitor/
Tirana rikthehet të fitojë një ndeshje derbi ndaj Partizanit pas gati 6 vjetësh. Skuadra bardheblu arriti të mposht “mallkimin” që e përndiqte që prej vitit 2014, duke mos fituar ndaj rivalëve të përjetshëm të saj, Partizanit. Golat e Bathës dhe Kobinës do të futen në historinë e ekipit bardheblu, pasi i dhanë fitoren 2-1 Tiranës ndaj Partizanit në ndeshjen e par derbi që u zhvillua në “Air Albani Stadium”.
Pjesa
e parë e ndeshjes u mbyll në barazim 1-1. Ndeshja nisi me dy gola të shënuar
brenda 10-të minutave të para të lojës. Sapo nisi loja, të dyja skuadrat nisën
sulmin në portat kundërshtare. Ndaj nuk zgjati shumë dhe erdhi zhbllokimi i
rezultatit.
Një
gol i shënuar nga Idi Batha i dha avantazhin Tiranës në minutën e 7 ta takimit.
Mesfushori bardheblu shënoi pas një asisti të bukur nga Torasa, ndërsa Batha me
kokë gjeti cepin e portës së mbrojtur nga Alban Hoxha. Por festa zgjati vetëm
tre minuta. Partizani u rikthye në sulm për të vendosur barazpeshën.
Në
të 10`, ishte Bardhi që tundi rrjetën e Likës. Sulmuesi i të kuqve shënoi pas
një rrëmuje në zonë dhe mos kontrolli të topit mirë nga portieri bardheblu. Megjithatë,
skuadra e Tiranës pretendon për një pozicion jashtë loje, por gjyqtarët e
takimit vendosën të quajnë të rregullt golin. Ndërkohë, atmosfera në “Air
Albania Stadium” është fantastike.
Pas
shënimit të dy golave, ndeshja ka qenë e ekuilibruar por me ritëm të lartë. Të dyja
ekipet kanë shkuar disa herë në portat kundërshtare, por pa arritur të ndryshonin
rezultatin. Në pjesën e dytë rivaliteti ishte përsëri në nivele të larta, shoqëruar
kjo edhe nga atmosfera e krijuar nga tifozët. Megjithatë, ekipi bardheblu e kërkoi
më tepër golin dhe në fund nuk u zhgënjye.
Ishte
mesfushori Kobina ai që kaloi 24 herë kampionët në avantazh në minutat shtesë të
takimit, duke i dhuruar një fitore historike. Kobina festoi duke hequr fanellën,
ndërsa gjyqtari e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë. Kështu, ekipi
bardheblu jo vetëm që merr një fitore historike, por ngjitet në renditje me 22
pikë, 3 më pak se Partizani që kryeson kampionatin.