Një tjetër talent i akademisë së Tiranës bashkohet me ekipin e parë

AKTUALITET


Tirana është një nga ekipet më aktive në merkato. Në fakt, nga klubi bardheblu janë larguar dy futbollistë, Eni Imami dhe Dorjan Kërçiku. Por, në vend që skuadra të shpenzojë para për të blerë futbollsitë të tjerë, Tirana po ndjek një tjetër strategji. Në fakt, klubi bardheblu po afron në ekipin e parë talente nga Akademia e saj.

Strategjia që nisi me Muçin, Çelhakën apo Ismailgecin, është vijuar këtë të hënë me Andri Stafën. Një tjetër talent i rritur në Akademinë e Tiranës është bashkuar me ekipin e parë. Të hënën klubi bardheblu njoftoi se kishte nënshkruar një kontratë profesionale për 3 vite me Andri Stafën, duke u bërë afrimi i katërt nga lojtarët e akademisë.


Mesfushori është vetëm 17 vjeç dhe stërvitej prej një viti me ekipin e parë, ndërsa luante me U19. Pas firmës në kontratë, Stafa është bashkua me ekipin e parë në Antalia. Ky ndryshim krusi i Tiranës erdhi menjëherë sapo në skuadër u emërua Emanuel Egbo trajner i parë. Ish-portieri u krijoi hapësira futbollitëve të akademisë në ekipin e parë, madje Muçi është shndërruar edhe në golashënues për Tiranën.




Skip to toolbar