Situatë alarmante, 29 abuzime seksuale në 6 muaj në Tiranë. Më të shumta brenda familjes

Në 6 muajt e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme përsa i përket abuzimeve seksuale në Tiranë duke e bërë situatën shqetësuese për autoritetet.

Psikologia e policisë së Tiranës, Besmira Muça bën të ditur se në 6 muaj janë regjistruar 29 raste të abuzimeve seksuale, ndërkohë që 16 persona janë arrestuar nga policia.

Mosha e prekur nga abuzimet janë minorenët, ndërsa një grup i caktuar oficerësh policie janë trajnuar në Akademinë e Sigurisë, vetëm për trajnimin e kësaj vepre penale.

“Gjatë periudhës 6 mujore të vitit 2019, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka evidentuar 29 raste të abuzimeve seksuale, 26 prej të cilave janë zbuluar dhe janë arrestuar 17 autorë të këtyre veprave penale. Abuzues të këtyre krimeve seksuale kanë ndodhur si brenda familjes dhe jashtë saj, duke përmendur këtu babain, gjyshin, dajën apo edhe pjesëtarë të tjerë të familjes të cilët kanë pasur rrethana lehtësuese lidhur me një të mitur, i cili është në kushtet e viktimës.

Rastet e krimeve seksuale janë raste shumë të rënda që shfaqen me trauma shumë të mëdha. Nuk është e lehtë për kulturën shqiptare që të denoncohen rastet e abuzimeve seksuale. Krimet seksuale që janë denoncuar kryesisht në komisariatet përkatëse, përgjithësisht kanë ardhur nga zona rurale, por kjo nuk do të thotë që duhet përjashtuar edhe kryeqyteti.

Nëse do të bëjmë një analizë krahasuese të vitit 2018, janë regjistruar 40 raste gjithsej të abuzimeve seksuale, nuk flasim këtu vetëm për minorenë, por edhe për persona të rritur. Në vitin 2017 janë 39 raste të regjistruara nga të cilat janë zbuluar 37 nga policia. Pra shohim një rritje të lehtë të denoncimeve që qytetarët kanë bërë në polici. Pjesa më e madhe e viktimave, e personave që janë abuzuar janë minorenë, por ka pasur edhe raste kur viktimë kanë qenë fëmijët”, është shprehur psikologia Muça në një intervistë për Report Tv.

Muça i bën thirrje grave dhe vajzave, por edhe djemve që ndjejnë se abuzohen nga persona të afërt ose jo, t’i drejtohen sa më parë policisë, pasi identitetet e tyre do të ruhen si konfidenciale dhe do t’u ofrohet ndihmë jo vetëm nga policia por edhe nga organizata qeveritare ose jo qeveritare.

Tiranë, organizonte lojëra fati në lokalin e tij, ndalohet pronari

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal për një 43-vjeçar i cili akuzohet se ka zhvilluar veprimtari të lojërave të fatit në lokalin  tij.

43-vjeçari me iniciale F.Z., u arrestuar pas kontrollit që policia kreu në lokalin e tij në rrugën “Don Nikoll Marku”. Gjatë kontrollin u sekuestruan 11 monitorë me tastiera, një njësi kompjuteri dhe një pajisje për shpërndarje interneti që shërbenin për të ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit.

Policia ka vendosur procedimin e këtij shtetasi në gjendje të lirë, i cili akuzohet për  “Vënia në dispozicion e lokaleve për vepra të palejuara” dhe për “Organizimi i lotarive të palejuara”.  

Plagosi me thikë dhe theu “arrestin e shtëpisë”, arrestohet 29-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një shtetas tjetër, ndërkohë që duhej të ishte “në arrest shtëpie”. Arrestohet shtetasi Dashamir Musa, 29 vjeç, i cili ishte i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja”, “Plagosja e rëndë me dashje”,dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.

29-vjeçari vuante dënimin e tij me “arrest shtëpie” dhe ishte larguar nga vendi i qëndrimit. Musa akuzohet se për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin Denis Bregu,31 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Tiranë për veprat penale “Largimi i burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

Përvetësim i paligjshëm financiar, arrestohen dy persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas, gjatë një operacioni të koduar “Përsëritësi”. Personat e arrestuar, emrat e të cilëve jepen vetëm me inicialet M.J., 44 vjeç (i dënuar më parë tre herë) banues në Tiranë dhe F.I., 45 vjeç, banues po në Tiranë, janë ndaluar sipas Policisë pasi kanë përfituar në mënyrë të paligjshme shumë të mëdha parash, shprehet Policia në një komunikatë zyrtare.

Të dy këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet një kontrate fiktive, kishin bërë shit-blerjen e një biznesi duke deklaruar shumë më të vogël, se vlera reale, me qëllim shmangjen e detyrimit tatimor.

Gjithashtu, sipas Policisë, shtetasi M.J., ka përfituar në mënurë të paligjshme dy  automjete, pronë e një banke të nivelit të dytë, për të cilat kolateralin dhe kredinë e paguanin shtetasit N.SH dhe O.Sh, shprehet Policia në komunikatën e saj. Gjithashtu këta shtetas kanë përvetësuar xhiron mujore me vlerë 55 milionë lekë të një binzesni, citohet nga komunikata.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit

Tiranë

Finalizohet operacioni i koduar “PËRSËRITËSI”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në pranga 2 persona. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy automjete të tipeve të ndryshme dhe kontrata shitblerjeje.

Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë është bërë e mundur finalizimi i operacionit të koduar “Përsëritësi”, ku u ndaluan shtetasit:

M. J., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë tre herë për armëmbatje pa leje dhe kontrabandë me mallra për të cilët paguhet akcizë. F. I., 45 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasit M. J. dhe F. I. janë ndaluar pasi kanë bërë një kontratë fiktive (shtetasi M.J. i ka shitur shtetasit F.I. me kontratë fiktive 1 milion lekë të vjetra për një pronë, objekt shtypshkronjë me adresë në qytetin e Tiranës, biznes i cili ka një xhiro mujore rreth 100 milion lekë) duke fshehur të ardhurat, vepër penale kjo e cila është kryer me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi i një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se 8 milion lekë.

Shtetasi i dyshuar M.J, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme dy automjete, pronë e një banke të nivelit të dytë, për të cilat kolateralin dhe kredinë e paguanin shtetasit N.SH dhe O.SH.

Gjithashtu shtetasi i dyshuar M. J. ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme xhiron mujore të një biznesi të shtetases O. Sh, në vlerën rreth 55 milion lekë të reja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Vjedhje në shuma të mëdha”, “Vetëgjyqësi” në ngarkim të M. J dhe “Fshehje të ardhurave kryer në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasit F. I

Dhunuan efektivët e policisë, arrestohen 3 të rinjtë në Kamëz

Tre persona të shpallur në kërkim pasi kundërshtuan me dhunë efektivët e policisë janë arrestuar. Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë, në një lokal në Kamëz, ku policia vajti pas denoncimit për zhurmën dhe ndotje akustike deri në orët e vona të natës. 3 personat kanë kundërshtuar me dhunë policinë për të mos lejuar mbylljen e lokalit dhe më pas janë larguar.

Pas kërkimit nga policia , në pranga kanë rendë shtetasit Elson Koldashi, 24 vjeç,  Festim Tanushi, 23 vjeç dhe Ardjan Hamzaj, 29 vjeç, të tre banues në Kamëz.

Tre të rinjtë do të përballen me akuzat për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Investimet në rrjet, ndërprerje energjie në 8 dhe 9 korrik në Tiranë

Investimet për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike nga OSHE në Tiranë, do të shoqërohen me ndërprerje të kufizuar të energjisë në disa zona të kryeqytetit, në 8 dhe 9 korrik. Lajmin e ka dhënë Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë, ku me një njoftim zyrtar, u bëhet e ditur banorëve të kryeqytetit se në cilat zona do të ketë ndërprerje të energjisë, për shkak të investimeve në rrjet. Shkëputejet e energjisë do të vijojnë nga 1 deri në disa orë, përgjatë ditës së hënë dhe të martë.

Zonat ku do të ketë shkëputje të energjisë në 8 dhe 9 korrik.

Konkretisht pa energji elektrike me datën 8 korrik do të mbeten këto zona: 09:00-12:00 rruga “Pandi Dardha”; 09:00-13:00 rruga “Njazi Demi”, rruga “Komuna e Parisit”; 09:00-15:00 rruga “Nasi Pavllo”, rruga “Jan Kukuzeli”; 9:30 deri 15:00 Rruga “Siri Kodra”, rruga “Ferit Xhajko”; 09:00-16:00 rruga “Myslym Keta”,  rruga “Andrea Mano”, rruga “Njazi Meka”’; 09:00-11:00 rruga “Besim Fagu”, rruga ”5 Maji”, rruga “Njazi Meka” , rruga “Bardhyl”; 11:00-13:00 rruga “Qazim Vathi”; 13:00-15:00 rruga “Kongresi i Manastirit”.

Ndërsa me datën 9 korrik stakim energjie do të ketë: ora 01:00-04:00 rruga “Sitki Cico”; 04:00-05:00 rruga “Odhise Grillo”; 01:00-06:00 rruga “Hoxha Tahsim” pjesërisht; 09:00-16:00 rruga “Jorgo Plaku” pjesërisht, pranë rrugës “5 Maji”, rruga “Pandi Dardha”, rruga “Njazi Meka”,; 09:00-11:00 rruga “Halit Bega”, rruga “Niko Avrami”; 9.00-13.00 rruga “Preng Bibë Doda” pjeserisht, prane KESH; 09.00-15.00 rruga “Sandër Prosi”, rruga “Fortuzi”.

Përplasen dy makina në Kamëz, shpëtojnë drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kamëz,  fatmirësisht pa viktima. Dy makinat janë përplasur fort me njëra-tjetrën, ndërsa drejtuesit e tyre nuk kanë pësuar asgjë.

Një mjet tip benz me targa AA 853 OA është goditur me një fuoristradë tip BMË të zezë në Bulevardin Blu në Kamëz.   Aksidenti ka shkaktuar një rritje të ndjeshme të trafikut në zonë, por që policia ka bërë menaxhimin e situatës.

Tiranë, dhunuan fatorinon në autobus dhe kundërshtuan policinë, arrestohen dy të rinjtë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kanë dhunuar fatorinon e autobusit dhe kanë kundërshtuar forcat e policisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ky dy të rinj, A.T., 24 vjeç,  dhe F. K., 20 vjeç, në linjën e autobusit Kinostudio-Kombinat, kanë dhunuar fatorinon.

Drejtuesi i autobusit kur ka parë dy punonjës të policisë rrugore, të cilët ishin me shërbim në afërsi të Spitalit “Nënë Tereza”, ka ndaluar autobusin dhe ka kërkuar ndihmën e tyre.  Të rinjtë kanë kundërshtuar me dhunë edhe policinë rrugore, gjë që ka çuar në arrestimin e tyre.

Konflikti nisi nga një debat i çastit të dy të rinjve me fatorinon në rrugën e “Dibrës” dhe përfundoi në dhunimin e tij. Gjatë ndërhyrjes , punonjësit e  policisë rrugore janë kundërshtuar gjithashtu me dhunë nga dy shtetasit që po dhunonin fatorinon e autobusit, por janë neutralizuar dhe arrestuar.

Dy të rinjtë do të akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Veliaj: SHBA vulosi zgjedhjet e 30 qershorit

Në mbyllje të fushatës së tij elektorale në Tiranë nga Sheshi Skëndërbej, Erion Veliaj se 30 qershori nuk u vulos vetëm nga mazhoranca dhe ligji, por edhe nga të gjithë ndërkombëtarët. Madje edhe vetë Amerika doli e tha se njeh 30 qershorin si datë të zgjedhjeve tha Veliaj, duke injoruar dekretin e Metës.

Deri sot mund të kishte njerëz që mund të kishin dyshime, mund të kishte njerëz që kishin hamëndësime, mund të kishte njerëz që kishin një ndrojë, por e tha KQZ, e tha Gjykata, e tha edhe Amerika: Në datën 30 qershor Tirana dhe e gjithë Shqipëria do të shkojë të votojë për punën dhe jo për dhunën, do të shkojë të votojë për ndërtimin dhe jo për shkatërrimin, do të shkojë të votojë për dashurinë dhe jo për zjarrin, do të shkojë të votojë për ta çuar Tiranën dhe Shqipërinë lart dhe jo ta ulim poshtë dhe ta rrënojmë atë. Do votojmë djem dhe vajza që në emër të PS-së do të kemi shumicën në Këshillin tonë Bashkiak për të marrë vendimet tona të jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

Veliaj kërkoi votën e qytetarëve në mënyrë që Tirana të vijojë përpara në rrugën e saj të transformimit të nisur në këto 4 vite. “Për mua dhe për skuadrën time, ka qenë një privilegj, ka qenë një mision dhe ka qenë një bekim i jashtëzakonshëm t’iu shërbeja në këto 4 vite si shërbëtor i Tiranës dhe i tironsve. Por mezi pres nëse më jepni besimin mua dhe skuadrës ne të fillojmë 4 vite të tjera.”

Rama drejt Shkodrës, Veliaj flet si kryeministër

Gjatë takimit me qytetarët e njësisë 11 në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj foli me një gjuhë që në fakt të bënte përshtypje, që i ngjante gjuhës së një kryeministri. Gjatë fjalës së tij, Veliaj hodhi akuza ndaj Saliut, Bashës, Metës dhe Monikës duke i cilësuar si jë bandë që disa veprojnë në rrugë dhe disa me dekrete.  Likja, duke ju drejtuar presidenti Meta, ka bllokuar gjithçka në këtë vend me dekrete që nxjerr tha Veliaj dhe pengon çdo progres që mund të bëj vendi.

“Likja, ky që bllokon çdo punë në këtë qytet, çdo progres në këtë vend, çdo avancim me dekret. Në fakt këta funksionojnë si bandë kudo, njëra që bën krimin në rrugë dhe njëra që bën krimin me letra. Për çdo punë të mirë nëse është një shkollë, nëse është një kënd lojërash apo nëse janë zgjedhjet, rrugaçët në rrugë dhe Likja me dekret.” – tha Veliaj

Situata e tensionuar në Shkodër, ishte gjithashtu në qendër të vëmendjes së Veliaj, i cili tha se qytetarët shkodranë të mos përçahen nga kjo situatë, pasi Shkodra nuk është as Voltana dhe as e Voltanës apo e disa militantëve që u vejnë zjarrin shkollave. Shkodra është shumë më tepër, është Shkodra e disa prej njerëzve më të mençur të Shqipërisë.

Kush mendon që zjarrëvënia e shkollave filloi pardje me Voltanën e ka gabim, këta kanë bllokuar çdo projekt tonin për hapur një shkollë. Por qytetarët të mos përçahen, Shkodra nuk është e Voltanës por është e Gjergj Fishtës, Marubit etj.” u shpreh Veliaj.

Këto deklarata të Veliaj, erdhën në një kohë kur kryeministri Rama ishte nisur për të zhvilluar një takim elektoral në Shkodër.

Skip to toolbar