Tiranë, dhunuan fatorinon në autobus dhe kundërshtuan policinë, arrestohen dy të rinjtë

AKTUALITET


Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kanë dhunuar fatorinon e autobusit dhe kanë kundërshtuar forcat e policisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ky dy të rinj, A.T., 24 vjeç,  dhe F. K., 20 vjeç, në linjën e autobusit Kinostudio-Kombinat, kanë dhunuar fatorinon.

Drejtuesi i autobusit kur ka parë dy punonjës të policisë rrugore, të cilët ishin me shërbim në afërsi të Spitalit “Nënë Tereza”, ka ndaluar autobusin dhe ka kërkuar ndihmën e tyre.  Të rinjtë kanë kundërshtuar me dhunë edhe policinë rrugore, gjë që ka çuar në arrestimin e tyre.


Konflikti nisi nga një debat i çastit të dy të rinjve me fatorinon në rrugën e “Dibrës” dhe përfundoi në dhunimin e tij. Gjatë ndërhyrjes , punonjësit e  policisë rrugore janë kundërshtuar gjithashtu me dhunë nga dy shtetasit që po dhunonin fatorinon e autobusit, por janë neutralizuar dhe arrestuar.

Dy të rinjtë do të akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.




Skip to toolbar