Tiranë, përplaset nga ambulanca, humb jetën e moshuara

Një aksident ka ndodhur paraditen e së dielës në Unazë, pranë ish-restorant ‘Durrësit’, në Tiranë. Një ambulancë ka përplasur një këmbësore, e cila po tentonte të kalonte rrugën. Ajo është transportuar me urgjencë në spital, nga vet ambulanca që e përplasi, për shkak të plagëve të mëdha që mori.

E moshuara me inicialet F.S., 70 vjeç, ka humbur jetën në spital, duke mos u mbijetuar dot plagëve të marra.

Tiranë, automjeti merr flakë në ecje

Një automjet tip “Volkswagen” me targë TR7686T është përfshirë nga flakët gjatë kohës që ishte në lëvizje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë,  mbrëmjen e së shtunës.

Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, ndërsa dyshohet se flakët janë shkaktuar si pasojë e një defekti teknik të makinë. Menjëherë në ndihmë të shoferit kanë ardhur edhe efektivët e patrullës së Policisë Bashkiake që ndodheshin aty në momentin e ngjarjes.

Tiranë, përplaset makina, vdesin 3 anëtarë të një familje, dy të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, ku kanë humbur jetën 4 persona dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Në makinë udhëtonin katër anëtarë të familjes Biba dhe një i afërmi i tyre. Drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut në rrugën Tiranë-Elbasan.

Nga përplasja ka humbur jetën në vendngjarje çifti Bardhok dhe Valentina Biba dhe njëra nga vajzat e tyre Florida Biba, ndërsa vajza tjetër Xhuliana ndodhet në reanimacion, në vdekje klinike. I plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit A. Alia, i afërm i familjes Biba, i cili ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën.

Viktimat kishin qenë për të festuar një ditëlindje në Elbasan dhe po ktheheshin për në Tiranë në momentin që janë aksidentuar. Nga ekspertiza paraprake rezulton se mjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi mbi 110 km/h .

Tiranë, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në Tiranë në zonën Ali Demi.

Një makinë e drejtuar nga shtetasja me iniciale D.T., ka përplasur një motor, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i tij, shtetasi me iniciale A.T.

I plagosur po merr ndihmën e duhur mjekësore në spital, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Tentoi të nxirrte 32 mijë dollarë të padeklaruara, arrestohet në Rinas

Një shtetas nga Azerbajxhani u arrestua në Rinas, pasi tentoi të dalë nga Republika e Shqipërisë me një sasi të madhe parash të padeklaruara.

Shtetasi i huaj u ndalua nga specialistët e Drejtorisë së Antitrafikut në Doganë, ndërsa sekuestruan 32 mijë dollarë të padeklaruara.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të origjinës së parave, kush ishte destinacioni i tyre dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Dy aksidente me vdekje në Tiranë, arrestohen shoferët

Dy aksidente me pasojë vdekjen e dy këmbësorëve kanë ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, ndërkohë që policia njofton se janë arrestuar drejtuesit e automjeteve.

Pasditen e së enjtes në rrugën “Don Bosko” makina ka përplasur një 69-vjeçar të identifikuar si S.Shehu, i cili ka ndërruar jetë, pasi ka shkuar në spital. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, E.Qirici.

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në mbrëmje në kryeqytet në vendin e njohur si “Medreseja”.

Makina ka përplasur për vdekje një këmbësor të paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit G. Beqiraj.

Tiranë, makina përplas këmbësorin, i plagosuri në gjendje të rëndë

Një automjet tip Golf 5 ka përplasur një këmbësor në zonën e Unazës, pranë shkollës “Harry Fultz” në Tiranë. I plagosuri, rreth moshës 50 vjeç, është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Drejtuesi i makinës, një i ri rreth të 25-ve, është marrë nga policia , ndërsa po hetohet për zbardhjen  e plotë të rrethanave të aksidentit. Në zonë është krijuar një trafik i rënduar, si pasojë e aksidentit.

Aksident te rruga e Kavajës, makina plagos 4 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e 4 personave ka ndodhur në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Në aksident është përfshirë një makinë me targa franceze, që ka përplasur 4 kalimtarë, të cilët kanë marrë plagë të lehta.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Veliaj: Autobusë elektrikë për linjën Kombinat-Kinostudio

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë takimit elektoral të zhvilluar të premten në mbrëmje në Kombinat premtoi se linja Kombinat-Kinostudio do të jetë e para që do të ketë autobusë elektrikë.

Veliaj u shpreh se flota e autobusëve të transportit publik do të transformohet tërësisht.

“Jam shumë i kënaqur që linja Kinostudio-Kombinat do të jetë nga linjat e para që do të fusë autobusët elektrik në Tiranë. Linja sot hyn tek linjat më të mira në Tiranë, por le ta pranojmë, i gjithë ky shërbim bëhet me një sakrificë shumë të madhe. Unë kam shok Shpendi, kryetarin e bashkisë se Prishtinës aty është gjysmë euro një biletë autobusi. Vetëm dy linja ka dhe është 700 lek (të vjetra) aq është edhe në Shkup, aq është edhe në Podgoricë. Ndaj edhe unë them që duke mbajtur këtë ritëm ne jemi gati dhe t’i subvencionojmë autobusët elektrik, pra të sigurohemi që pa rënduar çmimin, pra të sigurohemi që vjen teknologjia më e fundit pa rënduar xhepin e askujt si një mënyrë që edhe ne të jemi me qytetet e tjera evropiane”, theksoi Veliaj

Tiranë, 36-vjeçarja hidhet nga ballkoni i katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë në zonën e Unazës së Re. Një 36-vjeçare është hedhur nga ballkoni i banesës së saj nga kati i dytë.

Shtetasja me iniciale S.M., 36 vjeç, është transportuar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Nuk dihen arsyet që e çuan 36-vjeçaren në  këtë akt ekstrem, policia ka nisur hetimet.

Skip to toolbar