Tiranë, përplaset makina, vdesin 3 anëtarë të një familje, dy të plagosur

AKTUALITET


Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, ku kanë humbur jetën 4 persona dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Në makinë udhëtonin katër anëtarë të familjes Biba dhe një i afërmi i tyre. Drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut në rrugën Tiranë-Elbasan.

Nga përplasja ka humbur jetën në vendngjarje çifti Bardhok dhe Valentina Biba dhe njëra nga vajzat e tyre Florida Biba, ndërsa vajza tjetër Xhuliana ndodhet në reanimacion, në vdekje klinike. I plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit A. Alia, i afërm i familjes Biba, i cili ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën.


Viktimat kishin qenë për të festuar një ditëlindje në Elbasan dhe po ktheheshin për në Tiranë në momentin që janë aksidentuar. Nga ekspertiza paraprake rezulton se mjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi mbi 110 km/h .




Skip to toolbar