Shpërthim tritoli lokalit pranë Kopshtit Botanik

Një shpërthim i fortë tritoli ka ndodhur pranë një lokali gjatë natës në zonën e Kopshtit Botanik në Tiranë. Shpërthimi ka ndodhur në orën 23:55 në rrugën “Shyqyri Brari” në lokalin në pronësi të shtetasit Muhamet Hoxhes.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Sipas policisë sasia e tritolit ishte e vendosur në pjesën e jashtme të lokalit.

Dyshimet e para të policisë janë se ngjarja mund të lidhet me djalin e pronarit të lokalit, i cili ndodhet jashtë Shqipërisë. Efektivët kanë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë, në mënyrë që të identifikojnë autorin dhe të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Tritol lokalit në Tiranë, vetëm dëme materiale

Rreth orës 03:40 të mëngjesit të së dielës, një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar afër ish-stacionit të trenit, në Bulevardin “Zogu i Parë”.  

Shpërthimi ishte i fuqishëm dhe u dëgjua edhe në Bulevardin e Ri, aty ku qindra qytetarë kaluan natën në makina për shkak të tërmetit. Sipas policisë, shpërthimi ndodhi në lokalin e shtetasit me inicialet P.F.

Sasisa e lëndës plasëse dyshohet se ka qenë e vogël, por zhurma e shkaktuar ishte e madhe. Në momentin e shpërthimit nuk ka pasur pasoja në njerëz vetëm dëme materiale. Policia thotë se për ngjarjen në fjalë vijon puna për zbardhjen e saj nga grupi hetimor.

Shpërthim në Kamëz. Tritol banesës pas konfliktit familjar

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së hënës rreth orës 22.14 në Kamëz. Policia njofton se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një eksplozivi të vendosur në banesën e shtetasit Gjergj Kola.

Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka pasur të lënduar edhe pse në banesë kanë qenë disa persona.

Banesës që i është vënë eksplozivi është në pronësi të Gjergj Kolës dhe ndodhet në lagjen nr.4, rruga Kosova në Kamëz.

Sipas policisë nga hetimet paraprake, dyshohet se shkaku i këtij sulmi me eksploziv ka ardhur si pasojë e konflikteve të mundshme familjare që Gjergj Kola ka patur.

Madje policia bën të ditur se e ka zbuluar autorin e këtij krimi, por nuk jep detaje të mëtejshme për arsye hetimore dhe për të bërë të mundur kapjen sa më parë të tij.

Shpërthim tritoli në fabrikën e çorapeve në Vlorë

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në një fasoneri në qytetin e Vlorës. Policia në njoftimin paraprak bën me dije se lënda plasëse është vendosur në ambientet e jashtme të biznesit. Ndërkaq, si pasojë e shpërthimit është dëmtuar vetëm kompresori.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës.

Nga raportimet e televizioneve informative bëhet e ditur se lënda është vendosur në një fabrikë  çorapesh që është në pronësi të një shtetasi egjiptian.

Deri më tani shkaqet e kësaj ngjarje nuk janë zbardhur ende, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po hetim incidentin.

Shpërthen nga tritoli lokali në Vlorë

Një shpërthim me eksploziv ka tronditur Vlorën gjatë natës. Policia bën të ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:35 të natës në një lokal në lagjen “Rilindja” të qytetit bregdetar. Mësohet se përveç dëmeve materiale, fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz.

Lokali ku ka shpërthyer eksplozivi është në pronësi të shtetasit S.Z.

Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje dhe është duke punuar për shkaqet e shpërthimit me eksploziv të lokalit si dhe për kapjen e autorit/ëve.

Skip to toolbar