Bllokimi dhe djegia e KZAZ-ve gjatë ditës së martë në Shkodër e Tropojë është shoqëruar mëngjesin e së mërkurës me një sërë arrestimesh nga policia, ndërsa në kërkim është shpallur ish deputeti demokrat, Bardh Spahia.
Mësohet se policia ka shpallur në kërkim ish
deputetin pas ngjarjeve të djeshme në Shkodër, kur militantë të PD-së i vunë
flakën shkollës dhe dogjën materialet zgjedhore.
Kështu gjatë natës janë arrestuar tre punonjës të bashkisë dhe një militant i PD-së në qytetin e Shkodrës të cilët akuzohen për zjarrvënien në shkollën “Shejnaze Juka”, ku është vendosur KZAZ-ja nr.3, që u sulmua nga militantët e opozitës.
Të arrestuarit janë Gentian Bytyqi dhe Alfred
Nikolli, dy policë të bashkisë, specialisti i bujqësisë Adi Garuci, ndërsa
personi tjetër i prangosur është militant i PD-së, Aleks Ndoj.
Katër personat janë arrestuar mbrëmë gjatë
natës pas evidentimit të pamjeve nga ekspertët e policisë.
Ndërsa në Tropojë janë vënë 7 persona në
pranga dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Policia njofton se 7 personat akuzohen për
shkatërrim të pronës, kundërshtim të policisë dhe dëmtim me dashje të
materialeve zgjedhore.
5 persona të tjerë janë proceduar në gjende të
lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime
të paligjshme”, ndërsa 6 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim.
Të arrestuarit në Tropojë janë:
-A.G., 31 vjeç, banues Bajram-Curri-Tropojë,
për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të
policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.
-I.M., 50 vjeç, banues në Bujan, Tropojë, për
veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.
-N.N., 32 vjeç, banues në Llugaj, Tropojë, për
veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe
“Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.
-H.Gj., 53 vjeç, banues në Tropojë, për veprën
penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.
-B.P., 34 vjeç, banues në Fierzë,
Tropojë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i
punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit
zgjedhor”.
-A.G., 26 vjeç, banues në Cërnic, Tropojë.
Arrestimi i tij u bë pasi ka thyer vendimin e Gjykatës së Rethit Gjyqësor
Tiranë, i cili ka qenë me masën e sigurisë arrest shtëpie.
-A.G., 28 vjeç, banues në Cërnic, Tropojë, për
veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së
rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.
Dëmtimi i materialeve zgjedhore dhe i KZAZ-ve
përbën vepër penale ndaj dhe policia do të reagojë me forcën e ligjit për çdo
veprim që bie ndesh me të.