Pas Shkodrës, “zien” dhe Tropoja, thyhen xhamat dhe dyert e KZAZ-së nr 9

AKTUALITET


Pas incidenteve të ndodhur në Shkodër gjatë ditës së hënë dhe të martë, edhe në Tropojë është bllokuar KZAZ numër 9, madje janë thyer xhamat dhe dyert.

Raportohet se persona të paidentifikuar kanë thyer xhamat dhe dyert e KZAZ-së dhe të qendrës së votimit pranë saj. Këta persona gjithashtu kanë hequr materialet zgjedhore të vendosura pranë qendrës.


Ndërkohë që ka pasur përplasje me efektivët e policisë.

Këto konflikte kanë ardhur për shkak se bashkitë që drejtohen nga opozita kanë vendosur të zbatojnë dekretin e presidentit Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve, ndryshe nga vendimi i marrë nga KQZ që administron zgjedhjet. KQZ vendosi ta cilësojë nul dekretin e Metës dhe të vazhdojë me organizimin e zgjedhjeve më 30 qershor. Por duket se plani i opozitës është pikërisht ky, bllokimi i KZAZ-ve në bashkitë që ata drejtojnë.




Skip to toolbar