Ndërron jetë në spitalin e Tiranës turistja
izraelite, e cila u aksidentua ditën e premte në qytetin e Elbasanit. Motori me
të cilën po lëvizte së bashku me bashkëshortin, u përplas me një makinë. Turistja
Michel Nin, 31 vjeç, ka ndërruar jetë të shtunën në spitalin e Traumës, ndërsa
i shoqi Nimrod Shwartz 42 vjeç, ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Aksidenti ndodhi në lagjen “Emin Matraxhiu”,
Elbasan, ku mjeti tip “Toyota” është
përplasur me motoçikletën tip “Honda”. Në këtë përplasje u përfshi edhe
një mjet tjetër tip “Audi”, dhe për pasojë u dëmtuan drejtuesi dhe pasagjeren e
motoçikletës. Dyshohet se manovra e gabuar e motorit ka qenë arsyeja e
shkaktimit të aksidentit.
Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit shtetasin
F.M., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe bashkëshortin e viktimës, që drejtonte motorin,
Nimrod Shwartz, 42 vjeç, banues në
Zefat, Izrael.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë
Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për
veprën penale ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.