Ndërron jetë turistja izraelite, policia arreston bashkëshortin e saj

AKTUALITET


Ndërron jetë në spitalin e Tiranës turistja izraelite, e cila u aksidentua ditën e premte në qytetin e Elbasanit. Motori me të cilën po lëvizte së bashku me bashkëshortin, u përplas me një makinë. Turistja Michel Nin, 31 vjeç, ka ndërruar jetë të shtunën në spitalin e Traumës, ndërsa i shoqi Nimrod Shwartz 42 vjeç, ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Aksidenti ndodhi në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ku mjeti tip “Toyota” është  përplasur me motoçikletën tip “Honda”. Në këtë përplasje u përfshi edhe një mjet tjetër tip “Audi”, dhe për pasojë u dëmtuan drejtuesi dhe pasagjeren e motoçikletës. Dyshohet se manovra e gabuar e motorit ka qenë arsyeja e shkaktimit të aksidentit.


Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit shtetasin F.M., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe bashkëshortin e viktimës, që drejtonte motorin, Nimrod Shwartz, 42 vjeç,  banues në Zefat, Izrael.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprën penale ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.




Skip to toolbar